Bashkimi Evropian shpërdoroi 5.5 miliardë Euro në vitin 2015, bëri të ditur “Watchdog”-u financiar i BE-së sot, duke paralajmëruar se Brukseli ka nevojë që të rifitojë besimin e qytetarëve evropianë, besim i cili është tronditur prej Brexit si dhe krizave të tjera.
Fondet e shpenzuar keq shkuan për të paguar kosto të fryra personeli, për shembull zhvillimin e “cloud”-it për kompjuterët, thuhet në raport. Një tjetër shembull përfshinte fondet e paracaktuar për kompanitë e vogla dhe të mesme në Republikën Çeke, Itali dhe Poloni, fonde nga të cilët përfituan persona të konsideruar të pakualifikueshëm.
Duke paraqitur raportin për vitin 2015, Klaus-Heiner Lehne, presidenti i Grupit Evropian të Auditorëve, tha se evropianët kanë humbur besimin tek institucionet evropiane, mes fluskave ekonomike, krizës së migrimit dhe votimit të Britanisë për të dalë nga BE.
“Në muajt dhe vitet që do të vijnë, një sfidë e madhe për BE-në do të jetë të rifitojë besimin”, tha Lehne gjatë prezantimit të raportit, duke theksuar se një fillim i mirë do të ishte të sigurohej që fondet shpenzohen më mirë.
“Njerëzve as nuk mund t’u shkojë mendja të na besojnë, nëse nuk shohin që ne i shpenzojmë si duhet paratë e tyre”, tha Lehne.
Raporti bëri të ditur se e ashtuquajtura normë e gabimit për shpenzimet ra në 3.8 përqind për buxhetin 145.2 miliardë eurosh të BE-së, por ishte gjithësesi më lart se niveli i pranueshëm prej 2.2 përqind. Kjo ishte më mirë se 6.3 miliardë Eurot që u gjykua se u shpërdoruan në vitin 2014. Raporti sqaron se këto shifra nuk ishin matëse të mashtrimit, mungesës së efektshmërisë apo shpërdorimit, por një vlerësim i parave që nuk duhej të ishin dhënë, për shkak se nuk kishte pajim të plotë me rregullat e BE-së.
Shpenzimet e menaxhuar në mënyrë të përbashkët mes Brukselit dhe shteteve anëtare kishin të njëjtin nivel gabimi si dhe ato të shpenzuara direkt nga Komisioni Evropian. Shpenzimet e BE janë afro 285 euro për qytetar në bllokun me rreth 500 milionë banorë. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë