Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.

Rasti ka ndodhur të hënën, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.


“28.04.2025 – 17:24. Është raportuar se  i dyshuari mashkull kosovar i ka marr çelësat e automjetit të ankuesit mashkull kosovar dhe ka vazhduar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

I dyshuari është ndaluar dhe është arrestuar. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar. /Telegrafi/