Kryetari i Partisë Socialedemokrate, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë dhe nga të gjitha strukturat e saj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.
“Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar në kryesi disa herë. Përderisa janë diskutuar arsye të ndryshme, ka qenë një emërues i përbashkët i analizës, e ajo ka qenë që nuk drejtojmë gishta te asnjëri individualisht sepse të gjithë kemi pas përgjegjësi për vendimet e marra e për të cilat besojmë se kanë qenë të arsyeshme e të drejta”, ka thënë Ahmeti.
Ai thekson se tashmë brenda kësaj partie janë organizuar zgjedhjet e reja, dhe se së shpejti do të ketë kryetar dhe Këshill të ri.
“Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti”, ka shkruar më tej.
Ahmeti ka bërë të ditur se ai nuk do të kandidojë më për asnjë pozitë brenda PSD-së.
“Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë institucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017. Kosova ka nevojë për opozitë të mirëfilltë e të fortë pa marr parasysh se kush është në qeveri. Jam i bindur se PSD ka mjaftueshëm njerëz e kuadro profesionale për ta udhëhequr në sfidat e radhës të adresimit të problemeve shoqërore, ofrimit të zgjidhjeve socialdemokrate, si dhe monitorimit të qeverisë. Kryetarit të ri dhe organeve të reja drejtuese ju uroj suksese në sfidat e radhës. Socialdemokracia për mua mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve shoqërore”, ka shkruar në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KEK shpall konkurs për Kryeshef Ekzekutiv, bëhen ndryshime në menaxhment

“Polici që e ka lëshuar Grubin ka bërë muhabet, në vend që të shikojë në monitor dhe ta shohë se është në “stop list””, tregon Toshkovski

100 vjet histori e fotografisë, dinastia Marubi rrugëton nga Shkodra drejt Tiranës

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Vrasja e palestinezes në Tiranë, telefonata që zbuloi burrin që i mori jetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet