Qeveria e Kosovës të enjten në mbledhjen e saj i shpalli terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), të cilat vepronin në veri të vendit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se këto dy organizata paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë.
“Bazuar në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, këto formacione ilegale paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë. Për këtë e nisur nga fakti se kërcënimi ndaj rendit juridik e kushtetues ndaj vendit tonë është i pa kompromis e duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim, ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ shpallen organizata terroriste”, u shpreh ai.
Ky propozim i Qeverisë u kundërshtua nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, që ta rishqyrtojë propozimin, e të mos “merren vendime të ngutshme”.
“Disa propozime janë të ngutura dhe mendoj se duhet të ecim me shumë kujdes. Me respekt ndaj jush ministër, ju jeni punëtor. Ju lus që nëse ka mundësi sërish të mendoni që edhe një herë të shohim këtë propozim dhe vendim, sepse frikësohem se do të ndahemi nga bashkëbiseduesit tanë në veri. Qasja e tillë do të na largoj shumë”, tha Rashiq.
E Sveçla iu përgjigj se shpallja e këtyre organizatave si terroriste është kruciale për qytetarët.
Ai gjithashtu tha se ky vendim nuk i prek pjesëtarët e këtyre dy organizatave që janë integruar më herët.
“Ky vendim nuk prek askënd i cili deri në momentin e shpalljes së organizatave terroriste ka qenë pjesë e këtyre organizatave e nuk ka kryer vepra penale tashmë. Pra, nuk vihen në rrezik pjesëtarët e këtyre organizatave që janë integruar më herët”, deklaroi ministri.
SHBA: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar
Pas shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste kanë reaguar edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, ku u tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Uashingtonin.
“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.
Zëdhënësi i DASH-it tha se SHBA-ja dënon dhunën “e papranueshme ndaj trupave të misionit të NATO-s, KFOR”.
“Ata që kanë kryer për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës, pas një procesi të rregullt me transparencë të plotë”, tha zëdhënësi.
Më 29 maj, protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët gjatë këtyre përleshjeve.
Autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi.
Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.
“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” numërojnë qindra pjesëtarë të tyre nga radhët e komunitetit serb.
Shpallja e tyre si organizata terroriste vjen në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur.
Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që u zgjodhën më 23 prill. Këto votime u bojkotuan nga popullata serbe.
Që nga 26 maji, serbët kanë protestuar në veri dhe që atëherë në këtë zonë janë regjistruar disa sulme me shok-bomba dhe granata dore, që kanë shkaktuar dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.
Armët e Zveçanit destinacion “Brigadën e Veriut” dhe “Mbrojtjen Civile”
“Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” dyshohet të jenë përgjegjës për shumë krime të kryera në veriun e Kosovës. Pikërisht për këto dy organizata dyshohet të ketë qenë i destinuar arsenali i armëve i cili u kap para pak ditësh në një veturë në Zveçan. Këto pretendime i ka ngritur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Gjithë ky arsenal armësh që u zu në një veturë në Zveçan, dyshohet të ketë qenë në pronësi të dy organizatave të shpallura gjatë ditës terroriste nga Qeveria e Kosovës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, theksoi se kanë dyshime të bazuara mirë, se armët ishin të destinuara për “Brigadën e Veriut” dhe Mbrojtjen Civile”.
E, kudo që haset në pjesëtarë të këtyre dy grupeve, ish-ministri i brendshëm, Bejtush Gashi, thotë se duhet të ketë arrestime, njofton Dukagjini.
Njëjtë, sipas tij, duhet të veprojnë edhe ndërkombëtarët.
“Institucionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, kanë detyrimin që ndaj personave të cilët qeveria e Republikës së Kosovës i identifikon që janë pjesë të këtyre grupeve, përkatësisht ka fakte, atëherë edhe ata janë të detyruar dhe obliguar që personat e tillë t’i ndalojnë”, ka thënë Gashi.
Vlerësim të njëjtë edhe avokati Valdet Hoxha.
“Kjo nënkupton që menjëherë pushohet veprimtaria e atyre organizatave dhe çdo anëtar i asaj organizate është i dyshuar për vepra të ndryshme terroriste. Pra, mjafton vetëm të jesh anëtar i asaj organizate dhe të thirresh në përgjegjësi penale”, ka thënë Hoxha.
E, sipas ish-ministrit Gashi, këto grupe i shkaktuan shumë dëme Kosovës.
“Ekseset që kanë bërë këto grupe, të përgatitura dhe stërvitura mirë, kanë krijuar një impakt të drejtpërdrejtë që Bashkësia Ndërkombëtare ta drejtoj te Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Gashi.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka theksuar se vendimin për t’i shpallur “Brigadën e Veriut” dhe “Mbrojtjen Civile” si organizata terroriste e kanë marrë në koordinim me ndërkombëtarët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova