LAJMI I FUNDIT:

Shpallet urdhër arrest për Gulenin për vrasjen e një gazetari

Shpallet urdhër arrest për Gulenin për vrasjen e një gazetari

Gjykata në Stamboll ka lëshuar urdhër-arrest për liderin e organizatës Feto, Fethullah Gulen, si dhe disa zyrtarëve tjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen, Hrant Dink, në vitin 2007.

Prokuroria në Stamboll dje ka dërguar një kërkesë për urdhër-arrestet kundër Gulenit. Në deklaratën e gjykatës thuhet se aktualisht nuk është e mundur të bien në kontakt me të dyshuarit dhe as të përcaktohet adresa e qëndrimit të tyre, kështu që u vendos që të lëshohet padi veç e veç për secilin prej tyre.

Përveç Gulenit, urdhër-arresti është lëshuar edhe për ish-prokurorin në arrati Zekeriyah Oz, pastaj gazetarët Faruk Mercan, Ekrem Dumanli dhe Adem Yavuz Arslan, si dhe avokatit Halil Ibrahim Koca, të cilët dyshohen në lidhje me vrasjen e gazetarit turko-armen, Hrant Dink në vitin 2007.


Hrant Dink u vra në vitin 2007, ndërsa ishte redaktor i gazetës javore “Agos”, gazetë armene në Turqi. Vrasësi i tij, Ogun Samast, i cili në kohën e vrasjes ishte 17 vjeç, u dënua në vitin 2011 dhe aktualisht vuan dënimin me burg prej 23 vitesh.

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Australia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori