Në prag të ndarjes së çmimeve Oscar që festojnë arritjet më të mëdha filmike të vitit, edicioni i 43-të vjetor i ceremonisë Razzie Awards ka shpallur realizimet më të këqija, si edhe aktorët me performancat më të dobëta.
Nominimet e sivjetme për Mjedrën e Artë (Golden Raspberry) u shoqëruan me polemika kundërthënëse rreth nominimit të aktores 12 vjeçare, Ryan Kiera Armstrong, për filmin “Firestarter”.
Pas një reagimi të ashpër në mediat sociale, organizatorët kërkuan falje, hoqën atë nga lista e votimit dhe vendosën një kufi moshe mbi 18 vjeç për nominimet e ardhshme.
Filmi “Blonde” është shpallur më i keqi, ndërsa ka fituar edhe çmimin për skenarin më të keq.
“Elvis” fitoi gjithashtu dy Mjedra të Arta – për Tom Hanks si aktori më i keq në rol dytësor dhe për kombinimin më të keq në ekran.
Në këtë mënyrë, aktori 66 vjeçar i është bashkuar listës së yjeve që kanë fituar edhe Mjedrën e Artë edhe çmimin Oscar, duke përfshirë Eddie Redmayne, Halle Berry, Jared Leto e Nicole Kidman.
“Morbius” mori dy çmime – për aktoren më të keqe, Adria Arjona dhe aktorin më të keq, Jared Leto, që ishte çmimi i tij i dytë i tillë.
“Pinocchio” i Disneyt ishte ribërja më e keqe, ndërsa aktori Colin Farrell ka marrë vlerësim të ulët për punën e tij në “The Banshees of Inisherin”.
Lista e plotë e realizimeve më të këqija të vitit
Filmi më i keq
“Blonde”
Aktori më i keq
Jared Leto – “Morbius”
Aktorja më e keqe
Razzies për “Gabimin në nominimin më të keq të edicionit të 43-të”
Çmimi ‘shëlbuesi’
Colin Farrell – “The Banshees of Inisherin”
Aktori më i keq në rol dytësor
Tom Hanks – “Elvis”
Aktorja më e keqe në rol dytësor
Adria Arjona – “Morbius”
Kombinimi më i keq në ekran
Tom Hanks dhe ‘Fytyra e tij e ngarkuar me lateks’ (dhe ai theks qesharak) – “Elvis”
Ribërja ose vazhdimi më i keq
“Pinocchio” nga Disney
Regjisori më i keq
Machine Gun Kelly (Colson Baker) dhe Mod Sun – “Good Mourning”
Skenari më i keq
“Blonde” – Andrew Dominik
/Telegrafi/