Shoqata “Familja dhe Shpresa” përmes një letre drejtuar Presidentit të shtetit, Hashim Thaçi dhe krerët e partive politike të vendit që të plotësojnë ligjin për gjykatën speciale në Hagë në mënyrë që të obligojnë në mënyrë ligjore krye-prokurorin Smith për të ngritur aktpadi ndaj serbëve për krimet e luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kështu shkruan në një letër publike kryetarja e shoqatës Zana Bytyqi dërguar sot Thaçit dhe krerëve të partive politike: VV (Albin Kurti); LDK (Isa Mustafa); AAK (Ramush Haradinaj); NISMA (Fatmir Limaj); AKR (Behxhet Pacolli).
Bytyqi-Geci ka kërkuar nga Thaçi që të përdorë të drejtën e tij kushtetuese për iniciuar në parlamentin vendor plotësimin e ligjit, i cili në formën e tij të miratuar në gusht të vitit 2015 i ka amnistuar ekzekutuesit dhe përgjegjësit serbë të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Letra publike e kryetares së OJQ “Familja dhe Shpresa” ndërlidhet me ankesat e Thaçit i cili të mërkurën tha se drejtësia ndërkombëtare po heshtë ndaj krimeve serbe, ndërkohë që Thaçi dhe krerët e partive politike shqiptare duhet që ta shfrytëzojnë mundësinë për të vepruar konkretisht që duke e plotësuar ligjin në fjalë ta obligojnë Jack Smithin që ai të ngre padi ndaj kriminelëve serbë të mbrojtur nga Vuçiqi për krejt krimet e luftës ndaj shqiptarëve të vendit tonë”, thuhet në komunikatën për medie të shoqatës.
Letra e plotë:
Dërgesë publike: Prishtinë/Klinë, 16 Prill 2020
Për: Kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi dhe krerët e partive politike
Nga: Zana Bytyqi-Geci, OJQ “Familja dhe Shpresa”
Tema: Ligji për gjykatën speciale,
Kur drejtësia ndërkombëtare heshtë për krimet Serbe të luftës, parlamenti duhet të plotësojë ligjin për gjykatën speciale
Edhe kësaj pranvere si edhe 21 pranvera të tjera, që nga përfundimi i luftës së vitit 1998-1999, institucionet ndërkombëtare të drejtësisë kanë dështuar në prosekutimin e kriminelëve të Serbisë për krimet e luftës ndaj shqiptarëve të vendit tonë.
Ka dështuar ish-gjykata penale ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi.
Kanë dështuar gjykatat në Kosovë dhe gjykatësit e prokurorët e përbashkët të Kosovës dhe të EULEX-it.
E po aq, sa të gjitha këto struktura ndërkombëtare dhe kosovare, kanë dështuar edhe krejt partitë politike në Kosovë, e bashkë me ta edhe kryetarët e shtetit, krejt kryeministrat dhe parlamentarët e deritashëm.
E që nga gushti i vitit 2015 kanë dështuar sidomos po të njëjtit kur me duart e tyre krejt partitë politike dhe deputetët e tyre e ndryshuan kushtetutën dhe miratuan ligjin aty në Prishtinë në parlamentin e Kosovës për krijimin e gjykatës speciale gjysmake dhe diskriminuese me të cilën po amnistohen kriminelët e Serbisë dhe ndërmarrja e saj vrastare e viteve 1998-1999.
Përkundër kësaj, ashtu si edhe krejt këtyre viteve, edhe kësaj jave, ju Kryetar i Kosovës Hashim Thaçi, ashtu si edhe krejt politikanët e tjerë të Kosovës në pushtet dhe opozitë deri më tash, po hidhni fajin vetëm tek ‘drejtësia ndërkombëtare’.
Jeni pikërisht ju i njëjti dhe krejt krerët e partive politike dhe krejt parlamentarët e Kosovës që nga vitit 2015, që po heshtni turpshëm dhe po tentoni që të shfajësoni veten.
Kur drejtësia ndërkombëtare në rastin konkret, heshtë dhe dështon, jeni krejt ju dhe pikërisht parlamenti i Kosovës ata të cilët mund ta bëni dhe duhet që ta bëni punën tuaj e të përmirësoni gabimin e rëndë e të turpshëm të gushtit 2015 dhe ta plotësoni ligjin në fjalë për të dërguar para drejtësisë kriminelët e Serbisë.
Zotëri Kryetari i Kosovës,
Sipas kompetencave që keni nga Kushtetuta e Kosovës, ju e dini shumë mirë se keni të drejtë që të bëni kërkesë në parlamentin e Kosovës për të plotësuar këtë ligj me çka do të kërkohej nga kryeprokurori Jack Smith që të ndërtojë aktpadi për kriminelët serbë të cilët shëtitën lirshëm nëpër Serbinë e homologut tuaj Aleksandar Vuçiç.
Duke ju cituar juve zotëri Kryetar kur thoni : “…Kriminelët serbë, fatkeqësisht, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të trajtohen si heronj në Serbi. Kurse, drejtësia ndërkombëtare po vazhdon të heshtë, duke i amnistuar këta kriminelë!”, ju lutemi na tregoni zotëri Thaçi pse po lejoni që këta kriminelë të mos gjykohen dhe të mos e marrin dënimin e merituar për krimet e tyre ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës, kur keni mundësi të bëni një gjë te tillë duke bërë plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale për Kosovën ?
Pse nuk po e përdorni këtë të drejtë kushtetuese, por po akuzoni të tjerët kur aty në Prishtinë mund të inicioni zgjerimin e kompetencave të Jack Smithit përmes ligjit ?
Krejt këto pyetje vlejnë po aq edhe për të gjithë krerët e partive vendore në Kosovë: VV (Albin Kurti); LDK (Isa Mustafa); AAK (Ramush Haradinaj); NISMA (Fatmir Limaj); AKR (Behxhet Pacolli)…e po aq edhe për parlamentarët e tyre të mëhershëm dhe të tashëm, sepse që të gjithë po heshtni dhe po dështoni po aq sa edhe bashkësia ndërkombëtare për krimet e luftës që i ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Që të gjithë ju së bashku e keni mundësinë për të vepruar konkretisht dhe ta plotësoni ligjin në fjalë dhe t’i kërkoni prokurorit Jack Smith përmes plotësimit të ligjit që të ngre padi ndaj kriminelëve serbë të mbrojtur nga Vuçiçi për krejt krimet e luftës ndaj shqiptarëve të vendit tonë.
Unë Zana Bytyqi-Geci ju bëjë kërkese në emër të të gjithë familjarëve që humben më të dashurit e tyre gjatë luftës se fundit në Kosovë, që më në fund ta përmirësoni këtë gabim të bërë ne vitin 2015 nga të gjithë ju dhe ta plotësoni ligjin në fjalë.
Ju lutem, plotësojeni ligjin që të gjithë ju së bashku aty në parlament të Kosovës, në Prishtinë, në mënyrë që shpirtrat e më ë dashurve tanë dhe krejt heronjve tanë që e dhanë jetën për liri të Kosovës të pushojnë të qetë e që drejtësia të zbatohet.
Në pritje të përgjigjes tuaj,
Zana Bytyqi-Geci,
Kryetare e shoqatës “Familja e Shpresa”,
Klinë/Prishtinë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos