LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror mbështet grevën e sindikatave

Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror mbështet grevën e sindikatave

Shoqata e kontrollorëve të trafikut ajror të Maqedonisë (SHKTAM) njoftoi sot se i përkrah plotësisht kërkesat e Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, të cilët kanë paralajmëruar grevë për 12 tetor dhe thekson se ato do të jenë në përputhje me qëllimet dhe programin e Shoqatës.

“Greva e paralajmëruar nga Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SKTAS)  është kërkesa jonë më e madhe e cila është për përmirësimin e funksionit të përgjithshëm të M-NAV ato duan që të kenë fluturim sa më të sigurt në Republikën e Maqedonisë e Veriut dhe në regjionin. Këto kërkesa janë konstatuar që nga një viti e gjysmë, siç e dëshmojnë edhe letrat e shumta që i ka paraqitur drejtoria e menaxhimit, sepse kushtet në të cilat punojmë janë më se të turpshme për një kompani nga kjo industri”, theksojnë nga Shoqata.

Bordi Drejtuesi i M-NAV ka theksuar çdo gjë, punësimet që bëhen me përputhje sipas kritereve të Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Evrokontroll). Ato dëshmojnë se gjatë 2 viteve të fundit, janë punësuar 20 kandidatë të rij, nga të cilët 12 kanë marrë licencë, dhe 8 tjerët janë në fazën e trajnimit praktik.


Sindikata informon se do të mbajnë grevë në 12 tetor, gjatë së cilës nga ora 11:00 deri në ora 17:00, nuk do të ketë  fluturime që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe as nga aeroporti i Shkupit dhe as nga ai i Ohrit nuk do të zhvillohet asnjë linjë ajrore.

Ata theksuan se prej kohësh kanë vënë në dukje kushtet të pa volitshme, dhe se për këtë gjë e kanë informuar edhe Ministrin e Transportit.

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor
Lexo po ashtu Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor