Pas publikimit të një videos,  e cila u publikua nga komedianët e famshëm rusë “Vovan & Lexus” me kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thanë se ky i fundit ka rënë pre e mashtrimit të tyre, ka reaguar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një video teksa shihet duke kapur kokën në një gjendje “shoku”, derisa në tavolinën e tij në llap-top shihet fotografia e Kurtit, në intervistën me komedianët rusë, të cilët u prezantuan si president i Letonisë.


Ndryshe, zyra e Kryeministrit ka reaguar duke thënë se  ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pas zgjedhjeve, kur Kurti po pranonte një numër mesazhesh urimi dhe për rezultatet e zgjedhjeve.

Në sqarim thuhet se për shkak të kohës, “nuk ishte gjithnjë e mundshme që të kryheshin verifikime të plota të secilës thirrje”. /Telegrafi/