Futbolli shpesh herë krijon miqësi të reja, por që ato miqësi mund të zgjasin gjatë gjithë jetës, pasi bëhen shumë të forta.

E tillë është edhe miqësia e dy futbollistëve shqiptarë, Ermir Lenjanit dhe Amir Abrashit.


Në katër periudha të ndryshme, dy futbollistët nga Kosova që jetojnë në Zvicër kanë qenë së bashku.

GetPaidStock.com 61c9798fd84f0

Lenjani me prejardhje nga Kamenica është i lindur në vitin 1989, derisa një vit më i vogël se ai është Amir  Abrashi që me prejardhje është nga Gjakova.

Por miqësia e tyre ka lindur në qytetin Winterthur në Zvicër, një qytet ku jetojnë mijëra bashkëatdhetarë nga Kosova.

Dy futbollistët karrierën e kanë nisur në klubin e qytetit Winterthur, pastaj vazhduan së bashku tek klubi më i madh zviceran Grasshoppers në vitin 2010.

GetPaidStock.com 61cb300a77eb0

Nga ai moment u ndanë rrugët e tyre, pasi Lenjani shkoi te St Gallen, derisa Abrashi mbeti pjesë e GC.

Përkundër se luanin në skuadra të ndryshme, dyshja mbante raporte të forta mes vete, por ribashkimi i tyre ndodhi në vitin 2013, në Kombëtaren e Shqipërisë ku sot e asaj dite vazhdojnë të jenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve.

GetPaidStock.com 61cb302fcbb00

Në një rrëfim ekskluziv nga Zvicra, dy lojtarët tregojnë për Telegrafin rreth shoqërisë së tyre.

Lenjani e kujton shumë mirë ditën e parë kur është takuar me Amirin rreth 13 apo 14 vite më parë.

GetPaidStock.com 61cb302fcbb00

"Ka 12 apo 13 vite që e njoh Amirin dhe e para herë kur e kam parë kam qenë me shok duke luajtur futboll, derisa ai luante vet. Në atë moment i thash eja luaj me ne", nis rrëfimin e tij Lenjani.

Ndërkohë Amiri thotë se Ermirin e ka pasur gjithmonë si vëlla të madh. "Kam mësuar shumë prej Ermirit. Më ka marrë gjithkah me vete edhe në stërvitje pasi e ka pasur lejën e kerrit", thotë Amiri duke qeshur.

abrashi 4

Dyshja nuk e harrojnë edhe debutimin e tyre me Winteruthin dhe Grasshoppersin, por edhe ndeshjen e parë me Kombëtaren e Shqipërisë.

Ndër të tjera ata tregojnë se ku do ta përfundojnë karrierën e tyre futbollistike.

abrashi 3

Nuk kanë munguar edhe batutat sa i përket jetës private të futbollistëve, ku Ermiri tanimë ka krijuar një familje pasi është i martuar dhe ka një djalë, derisa Amiri thotë se në të ardhmen do ta bëj një gjë të tillë, e që gruaja duhet të jetë nga Gjakova.

Për më shumë ndiqeni intervistën ekskluzive të dy yjeve shqiptarë për Telegrafin. /Telegrafi/

telegrafi sport app