LAJMI I FUNDIT:

Shoferja pensioniste, ra papritmas në lumë (Foto)

Shoferja pensioniste, ra papritmas në lumë (Foto)

Gruaja 82-vjeçare nga Essexo i Britanisë së Madhe, ka rënë në lumë, derisa ishte duke vozitur së prapthi në tentimin që të kthente veturën në drejtim tjetër.

E moshuara që mbetet e paidentifikuar, e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Blackwater, që për momentin kishte ujë deri te brigjet.

Për fat të mirë, në vendin e ngjarjes ka qëlluar një zjarrfikës jashtë detyrës, që është hedhur dhe e ka nxjerrë gruan nga vetura, transmeton Telegrafi.


Gruaja mbeti e palënduar, kurse vetura që gjendet në lumë, pritet të nxirret nga aty me anë të kranit. /Telegrafi/

pens03 pens01