Në përpjekjen prej dhjetë minutash, një burrë mezi del nga parkingu. Ai 15 herë goditi veturën që kishte anash.

Kjo video që është regjistruar në provincën Jingsu të Kinës, po bën xhiro nëpër rrjete sociale, ku shoferi në fjalë po cilësohet si “më i ngathëti ndonjëherë”.


Pasi del nga parkingu, burri i paidentifikuar vazhdon rrugën me shpejtësi, pa u kujdesur nëse i ka shkaktuar ndonjë dëmtim serioz veturës që goditi. /Telegrafi/