Është duke u zhvilluar ndeshja e Shqipërisë me Çekinë në stadiumin Air Albania.

Aktualisht Shqipëria është në epërsi, duke fituar 2-0 ndaj Përfaqësueses së Çekisë.


Ndërkohë ashtu siç ishte paralajmëruar, këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza do të performonte në fillim të ndeshjes.

Screenshot 1 61 Foto: Screenshot/Instagram

Artistja interpretoi hitin “Mora fjalë”, teksa të gjithë kanë kënduar me të njëzëri.

Një video nga ky moment magjik është publikuar nga vet ajo në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Forca Shqipëri, Forca Kuq e Zi”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Theksojmë që nëse Shqipëria fiton sonte do të ketë një shans të madh për të prekur finalen e Kampionatit Evropian, “Euro 2024”. /Telegrafi/