Shkurte Fejza dekorohet nga kryetari i qytetit të Bronx-it (Foto)

Shkurte Fejza ka marrë një dekoratë speciale nga New Yorku përkatësisht nga kryetari i qytetit të Bronx-it, Ruben Diaz.
Në arsyetim thuhet se Shkurte Fejza i ka dedikuar shumicën e këngëve heronjve dhe liderëve të ndryshëm të komunitetit, dhe në shumë nga projektet e saj ajo ka bashkëpunuar dhe me organizata të ndryshme përfshirë dhe “Albanian American Society Foundation”, “Sons & Daughters of Albanian in America” dhe “Albanian Community Center”, të cilat punojnë rreth promovimit të sukseseve të emigrantëve shqiptarë të New York-ut – vendi me më së shumti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara .
Këngëtarja Shkurte Fejza ka shkruar në Facebook se është krenare për këtë vlerësim teksa ka falënderuar për përkrahje presidentin e Bronx-it, Ruben Diaz, komunitetin shqiptar në New York dhe bashkëpunëtorët e dashamirët e këngës së saj, shkruan kultplus.
Në vijim është përmbajtja e plotë e dekoratësE lindur me 18 nëntor 1961, në një familje patriotësh në Mushtisht të Therandës, Shkurte Fejza është ngritur lartë në karrierë, dhe ka krijuar një emër të madh për vete, dhe:BAZUAR se: Shkurte Fejza përfaqëson komunitetin shqiptar në Kosovë dhe në gjithë botën përmes muzikës së saj dhe teksteve. Ajo njihet si “Yll i Yjeve”, për shkak dedikimit të saj që të kontribuoj për komunitetin e saj dhe rininë, dhe:BAZUAR se: Shkurte Fejza ka studiuar në Prishtinë, dhe për herë të parë doli në skenë në Maj të vitit 1974, dhe ka performuar mijëra këngë popullore anembanë botës përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe: BAZUAR se: Shkurte Fejza ka dedikuar shumicën e këngëve heronjve dhe liderëve të ndryshëm të komunitetit, dhe në shumë nga projektet e saj ajo ka bashkëpunuar dhe me organizata të ndryshme përfshirë dhe “ Albanian American Society Foundation|”, “Sons & Daughters of Albanian in America” dhe “Albanian Community Center”, të cilat punojnë rreth promovimit të sukseseve të emigrantëve shqiptarë të New York-ut – vendi me më së shumti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara PRANDAJ TANI, në emër të 1.4 milion banorëve, Unë, Ruben Diaz Jr., President i qytetit të Bronx-it, njoh Pavarësinë e Kosovës, përshëndes dhe e nderoj punën e madhe të Shkurte Fejzës dhe e shpallë të mërkurën, Shkurt 17, 2016 si“DITA E SHKURTE FEJZËS NE BRONX”.































































