Shkupi ka marrë i vetëm primatin e liderit në Superligën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Bardhekaltërit nga Çairi në fundjavën që lamë pas, triumfuan në derbin e kryeqytetit kundër Vardarit, përderisa “shfrytëzojnë” edhe humbjen e Shkëndijës nga Struga dhe marrin kreun të vetëm me 28 pikë të tubuara, duke lënë pas vetes kampionët në fuqi me një pikë më pak dhe Shkëndija që bie në vendin e tretë me 25 pikë.
Sileksi nga Kratova mban pozitën e katërt me 20 pikë deri më tani. Brera Strumicë, Tikveshi dhe Rabotniçki renditen në pozitat pesë, gjashtë dhe shtatë me nga 16 pikë të trija, ndërsa pas tyre vjen Makedonija Gjorçe Petrov dhe Gostivari që kanë arkëtuar nga 15 pikë të dyja.
Në tre pozitat e fundit janë Bregallnica me 14 pikë, Voska Sport me 13 pikë dhe Vardari që vazhdon e fundit me 11 pikë nga 13 xhiro të luajtura.
Superliga e Maqedonisë së Veriut vijon me xhiron e 14 në program e cila është me 11 nëntor. /Telegrafi/