Ministria e Ekologjisë ka aktivizuar alarmin për ajër të ndotur në Shkup dhe Strumicë. Dy ditë me radhë në katër lokacione në kryeqytet dhe në Strumicë, ndotja është më e lartë se 150 mikrogramë grimca PM10 në ajër. Për këtë, Ministria e Ekologjisë propozon që të lirohen nga puna gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë, ndërsa punëdhënësit në Shkup dhe Strumicë të riorganizojnë orarin e punës, dhe punëtorët në mjedis të hapur të punojnë nga ora 11 deri në 17:00. Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në ambient të hapur, ndërsa kujdesi mjekësor emergjent duhet të ketë kushte për vizitë në shtëpi dhe shërbim patrullimi.
Qeveria duhet t’i obligojë institucionet që janë nën pronësi të shtetit dhe pushtetin lokal, në këtë rast, në Shkup dhe Strumicë, ta reduktojnë përdorimin e automjeteve zyrtare deri në 50% si dhe të kufizojnë punët ndërtimore nëpër objekte.
Inspektorati i ekologjisë duhet të ketë kontrolle të shtuara në fabrikat me leje A dhe të bëhet matja e rregullt e emetimeve të ndotjes në ajër.
“Një1 nga problemet kryesore është mosfunksionimi i inspektorateve, sidomos inspektoratit të ekologjisë dhe mospasja e numrit të mjaftueshëm të inspektorëve, dhe ata që janë nuk janë shumë efikas. Njerëzit këtu, ashtu si kanë frikë nga Drejtoria e të ardhurave publike, do duhet të jetë mara më të rrepta edhe nga Inspektorati i ambientit jetësor”- deklaroi Ngjadhnjim Mehmeti, Eko Gerilla.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se ajri i pastër është një nga prioritetet më të mëdha të administratës së re të qytetit. Deponitë pastrohen, ndotësit po ndëshkohen, pohoјnë nga Qyteti.
“Aktualisht jemi duke punuar për një zgjidhje sistematike të qëllimshme të disa masave plotësuese për të siguruar cilësi më të lartë të jetës dhe ajër më të pastër, gjë që nuk ka qenë rast në vitet e fundit dhe që rezulton me ajër të ndotur vazhdimisht në Shkup”- thonë nga Qyteti i Shkupit
Ndërkohë LSDM-ja sot akuzoi se kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, tre herë i ka ulur paratë për mjedisin./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?