LAJMI I FUNDIT:

Shkup, furgoni shkel për vdekje një grua

Shkup, furgoni shkel për vdekje një grua

Një grua humbi jetën sot në lagjen e Shkupit “Debar Mallo”, pasi e shtypi një automet terreni në rrugën “Antonio Grubishiq”.

Siç informojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 08:50 minuta, kur automjeti i terrenit i drejtuar nga T.N (1972) nga lagja “Ilinden”, duke u kthyer pas e ka goditur gruan dhe e ka shtypur me rrotën e pasme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekspertiza pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.


Qytetarët u shprehën të shqetësuar pasi ky nuk është aksidenti i parë më pasoja të këtilla. Ata thonë se kanë kërkuar nga Komuna Qendër dhe Bashkia e Shkupit që të ndërtojnë trotuare dhe rrugë të sigurta, por këkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër./Telegrafi/