Tre policë amerikanë janë plagosur derisa ishin në detyrë. Mediat e atjeshme raportojnë se në momentin e sulmit po kryenin një kontroll në Lincoln Heights, kur i dyshuari për të cilin kishin shkuar hapi zjarr mbi ta.
Nga policia e qytetit Los Angeles, kanë bërë të ditur se tre policët e plagosur janë dërguar me urgjencë në qendrën medicinale LAC+USC për trajtim, transmeton Telegrafi.
Por sulmuesi është lokalizuar shpejt nga patrullat e tjera të policisë, ku pasi refuzoi të dorëzohet është qëlluar për vdekje.
“Po përcjellim dhe analizojmë përleshjen e dhunshme që rezultoi me plagosjen e tre policëve. Raporti nga spitali tregon se tre policët janë në gjendje stabile”, tha drejtori i policisë në Los Angeles, Michel Moore.
“Njëri nga policët është qëlluar në bark, ndërsa dy tjerët kanë plagë më të lehta”, shtoi kreu i policisë në qytetin amerikan. /Telegrafi/
BREAKING: Multiple police officers shot in Los Angeles, California; massive police response underway pic.twitter.com/IetK0Yz4hl
— Intel Point Alert (@IntelPointAlert) March 9, 2023