Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi ka pranuar një letër falënderimi nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bislimi përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se kjo letër e presidentit Biden vije si përgjigje ndaj një letre që ai i kishte dërguar atij pikërisht më 11 shtator 2022
Bislimi shkruan se në letrën e tij i kishte rikutjuar presidentit Biden se shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë dhe aleati më i sinqertë e i përkushtuar i Amerikës në Evropë.
“Letrën e tij Presidenti Biden e nisë me “I dashur Dr. Bislimi, ju falënderoj për letrën tuaj përkrahëse,” duke shtuar se “Kur isha zgjedhur President, kisha premtuar se do të isha President i të gjithë amerikanëve.” Ndër të tjera, President Biden thekson që “gjithçka është e mundur kur ne bashkohemi si një komb. Asgjë nuk është e paarritshme. Veç na duhet të mos harrojmë se kush jemi.””, shkruan Bislimi.
Postimi i plotë:
Premtimi i Amerikës është real dhe veç sa ka filluar…” shkruan Presidenti Biden në letrën e adresuar për mua!
Sot kam pranuar një letër nga Presidenti i SHBA-ve dhe miku i madh i shqiptarëve, z. Joe Biden, nder ky që jo lehtazi mund të përshkruhet me fjalë! Kjo letër e Presidentit Biden vije si përgjigje ndaj një letre që unë i kisha dërguar atij pikërisht më 11 shtator 2022 për të shpreh solidaritetin tim dhe të shqiptarëve në përgjithësi për përvjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit. Në letër i kisha rikujtuar z. Biden se shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë dhe aleati më i sinqertë e i përkushtuar i Amerikës në Evropë. Si Senator dhe Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, z. Biden kishte qenë një zë shumë kumbues, argumentues, dhe përkrahës ndaj Kosovës dhe përpjekjes sonë për liri, demokraci e pavarësi. Duke bashkëpunuar ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën lidershipin e z. Joe DioGuardi e znj. Shirley Cloyes DioGuardi, Biden ishte bërë promotor i kauzës sonë në Senatin e SHBA-ve. Andaj, na duhet gjithnjë një SHBA e fortë e në krye të tavolinës së lidershipit botëror, ashtu që ta kemi një Kosovë të fortë. Përkundër sfidave madhore të brendshme e globale me të cilat ballafaqohet Amerika, z. Biden i kisha kërkuar që të vazhdojë përkushtimin e tij dhe të SHBA-ve karshi Kosovës dhe shqiptarëve.
Letrën e tij Presidenti Biden e nisë me “I dashur Dr. Bislimi, ju falënderoj për letrën tuaj përkrahëse,” duke shtuar se “Kur isha zgjedhur President, kisha premtuar se do të isha President i të gjithë amerikanëve.” Ndër të tjera, President Biden thekson që “gjithçka është e mundur kur ne bashkohemi si një komb. Asgjë nuk është e paarritshme. Veç na duhet të mos harrojmë se kush jemi.”
Duke potencuar se ka ende shumë punë për të bërë, Presidenti Biden shkruan: “Jam më i bindur se kurdo herë më parë që shpirti i Amerikës është vibrant, e ardhmja e Amerikës është e ndritur, dhe premtimi i Amerikës është real dhe veç sa ka filluar,” në letrën e tij të cilën me shumë kënaqësi e pranova sot.
Për mua, kjo letër, është një testament i vlerësimit të punës sime për kauzën tonë kombëtare në Washington, DC tash e dy dekada! Letra e Presidentit Biden, sot i shtohet një vargu letrash, çmimesh, e mirënjohjesh të tjera që kam pranuar nga personalitete të larta të politikbërjes amerikane.
Miqësia jonë me Amerikën ndërtohet tutje vetëm mbi vlera, përkushtim, dhe respekt, dhe duhet ruajtur si sytë e ballit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame