A shkon sulmi i Hamasit, në dobi të propagandës të Kremlinit?

Juri Rescheto
Flamuri rus është në gjysmështizë, buqetat me lule janë me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër – me ngjyrat e flamurit izraelit. Gratë ruse vijnë në Ambasadën izraelite në Moskë, për të shprehur simpatinë e tyre për viktimat e sulmit të Hamasit në Izrael. Oficerët kontrollojnë dokumentet e tyre. Nuk ka incidente, gjithçka mbetet qetë deri në mbrëmje. Po aq qetë sa është edhe përballë përfaqësisë palestineze në kryeqytetin rus.
Rusia tradicionalisht mban marrëdhënie të mira me të dyja palët, si me Izraelin ashtu edhe me palestinezët, por në të njëjtën kohë është e distancuar nga të dyja palët, deklaron në një intervistë për DW, eksperti rus i Lindjes së Mesme, Ruslan Suleimanov – i cili jeton në Azerbajxhan. “Marrëdhëniet pjesërisht janë ende të bazuara në besim, edhe pasi Rusia sulmoi Ukrainën dhe pasi marrëdhëniet me Izraelin pjesërisht u përkeqësuan”.
Në lidhje me këtë, Suleimanov kujton deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të majit 2022. Në atë kohë, Lavrov, duke iu referuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pohoi se “antisemitistët më të zellshëm” janë vetë hebrenjtë. Qeveria izraelite e dënoi këtë deklaratë të Lavrovit. Ministri i Punëve të Jashtme, Jair Lapid, e quajti “një deklaratë të pafalshme, skandaloze, një gabim të tmerrshëm historik”. Por, pas kësaj nuk ka ndodhur asgjë “e pariparueshme”, përfundon Suleimanov.
E njëjta gjë vlen edhe për qëndrimin e Kremlinit ndaj Hamasit, të cilin BE-ja, ShBA-ja dhe Izraeli e konsiderojnë për organizatë terroriste. “Këto kontakte janë intensifikuar, kohët e fundit. Përfaqësuesit e Hamasit kanë ardhur gjithnjë e më shpesh në Moskë – herën e fundit në mars të këtij viti” Ky ekspert nuk beson se Kremlini ishte i informuar për sulmin e madh të planifikuar nga Hamasi radikal islamik, kundër Izraelit. “Edhe ushtria izraelite edhe shërbimi i inteligjencës ishin krejtësisht të befasuara”. Në të vërtetë, skenari i tillë në parim nuk përjashtohej as në Moskë. Por, askush nuk e priste shkallën e tillë, thotë eksperti i Lindjes së Mesme.
Gjëra të ngjashme sheh edhe politologia nga Moska, Jelena Suponina. Udhëheqja në Kremlin nuk dinte asgjë, ajo është e sigurt për këtë. Dhe, në një intervistë për DW, thotë se dyshon që Rusia mund të kontribuojë në ndonjë gjë të konsiderueshme për ta shmangur sulmin.
Arsyeja për këtë është fakti se Kremlini aktualisht ka prioritete të tjera, përkatësisht Ukrainën. Përveç kësaj, Saponina supozon se Moska aktualisht po përpiqet të koordinohet në lidhje me këtë konflikt, me partnerët e saj arabë, kryesisht Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Iranin. Në të njëjtën kohë, Rusia nuk do të marrë asnjë anë dhe nuk do të veprojë kundër “veprimtarive terroriste”.
Moska zyrtare e ka dënuar vërtet përshkallëzimin aktual të konfliktit mes palestinezëve dhe izraelitëve. Ministria e Punëve të Jashtme ruse e quajti “rezultat i një rrethi vicioz dhune” dhe kërkoi përmbajtje. Propagandistët rusë, të cilët e diskutojnë atë në mediat besnike të Kremlinit, në thelb mbrojnë tri teza kryesore: përshkallëzimi u shkaktua nga gabimet e Perëndimit, luftërat janë bërë normale dhe se tani rusët të cilët (për shkak të luftës kundër Ukrainës) shkuan në Izrael, do të kthehen në Rusi.
Teza se Perëndimi, mbi të gjitha ShBA-ja, është fajtor për sulmet e Hamasit, është veçanërisht e preferuar për ish-presidentin rus Dmitry Medvedev. Kreu aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, në profilin e vet në Telegram etiketoi ShBA-në si “lojtar kyç”. Në të njëjtën kohë, Medvedevi bën lidhje gjeopolitike me luftën ruse kundër Ukrainës. Konflikti në Lindjen e Mesme është pikërisht ajo që “Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të jenë më të shqetësuar”, thotë ai. Në vend të kësaj, “të çmendurit” nga Uashingtoni “ndërhynë duke ndihmuar neo-nazistët dhe duke provokuar një konflikt midis dy popujve që janë afër njeri-tjetrit” (rusët dhe ukrainasit. shën. red.), thotë Medvedev.
Eksperti i Lindjes së Mesme, Ruslan Suleimanov nuk i merr seriozisht fjalët e Medvedevit. “Ai është shumë larg realitetit; për një kohë të gjatë ai nuk e ka pasur asnjë ndikim”, thotë Suleimanov. Megjithatë, Medvedevi përfaqëson mendimin e Kremlinit se Perëndimi provokoi konflikte të tilla. Por, kjo është një teori e pastër konspirative sepse, në realitet, konflikti palestinezo-izraelit ka arsye krejtësisht të ndryshme, thotë ai.
Suleimanov beson se Kremlini po përfiton nga përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme. “Së paku, sulmi e largon vëmendjen nga ajo që ushtria ruse bën në Ukrainë.” Për të, çdo gjë tjetër është propagandë për përdorim të brendshëm rus. Në të njëjtën kohë, shumica e rusëve nuk janë të interesuar për konfliktin midis palestinezëve dhe izraelitëve, sepse ky konflikt është shumë larg tyre dhe është shumë i ndërlikuar, beson eksperti i Lindjes së Mesme.
Kjo mund të jetë e vërtetë për shumicën, por jo për të gjithë. Ndryshe nuk do të vendoseshin lulet para Ambasadës izraelite në Moskë, e as nuk do të kishte ndonjë grua me pankartën ku shkruhej “Jo terrorit”. Por, sipas mediave, ajo nuk ka qëndruar gjatë atje. Policia e arrestoi. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Këngëtari Genc Prelvukaj nuk arrin të bëhet deputet, por falënderon mbështetësit për 12 mijë vota në zgjedhje

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame