Mërgim Berisha i ka orët e numëruara si futbollist i Fenerbahces, pasi largimi i tij nga klubi turk është i pashmangshëm.

Tanimë edhe trajneri Jorge Jesus i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit për largimin e sulmuesit me prejardhje nga Kosova.


Berisha iu bashkua një vit më parë Fenerbahces nga skuadra austriake Red Bull Salzburg, por ai nuk i arriti pritshmëritë.

GetPaidStock.com 62dae48147854

24-vjeçari në vitin e tij të parë me Fenerbahcen zhvilloi 31 ndeshje zyrtare ku realizoi shtatë gola e dhuroi tre asistime.

Tanimë ka shkuar në tre numri i skuadrave nga elita e futbollit gjerman Bundesliga që po kërkojnë shërbimet e sulmuesit shtatlartë.

Pas Mainz dhe Stuttgart, tani edhe skuadra e madhe gjermane Schalke 04 i është bashkuar garës për Berishën.

GetPaidStock.com 62dae3c19fa5b

Fenerbahce është pajtuar ta shes yllin me prejardhje nga Kosova dhe po kërkon së paku pesë milionë euro për ta lënë të lirë.

Rikthimi i Berishës në futbollin gjerman është në rrugë të duhur, por mbetet të shihet se cila nga skuadrat do ta fitoj garën për shërbimet e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app