Rreth 40 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit në Bejrut të Libanit, raportojnë autoritetet në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se edhe 2,500 persona janë lënduar nga ky incident.


Ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, tha se numri i viktimave ka të ngjarë të rritet, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të personave të plagosur.

4c124518 5227 46f9 a53f 53c2478afc90

Ndryshe, shpërthimi të martën në Bejrut të Libanit thuhet të jetë shkaktuar në një depo me mjete piroteknike, ndërsa shkaqet ende nuk janë bërë të ditura.

ca0e0118 70df 4c91 bf36 e38fe691995d

Pamje të publikuara pas shpërthimit shfaqin pasojat, ku në shikim të parë duket si një zonë lufte pasi gjithçka është shkatërruar duke filluar nga ndërtesat e deri të rrugët e mbuluara më xhama dhe rrënoja të objekteve të ndryshme. /Telegrafi/

9 3

7 4

d86b80b1 af2c 4461 8b47 f48c0f3bed31