LAJMI I FUNDIT:

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

 Ariana Herri, një 23-vjeçare shqiptare, ka ndërruar jetë në një spital në Padova të Italisë.

Raportohet se Ariana fillimisht kishte shfaqur simptoma të lehta si kolla dhe ftohja pas një feste tradicionale në Maserada.

Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua shpejt, duke kaluar në të vjella të vazhdueshme dhe vështirësi në të ngrënë, çka detyroi familjen ta dërgonte menjëherë në spital.


E reja fillimisht u trajtua në spitalin Ca’ Foncello në Treviso, por për shkak të rëndimit të situatës, ajo u transferua në Padova, ku iu nënshtrua kujdesit intensiv.

“Përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar ishin të pamjaftueshme dhe Ariana humbi jetën për shkak të një miokarditi fulminant”.

Mediat italiane raportojnë se një autopsi e kryer sot pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të kësaj tragjedie. Ndërkohë, familja janë të shokuar nga humbja e papritur e 23-vjeçares.

Ajo punonte si banakiere në Maserada dhe ëndërronte të bëhej estetiste. Megjithatë, muajt e fundit ajo kishte përjetuar një periudhë të vështirë, duke vuajtur nga sulme paniku dhe takikardi, që besohet të kenë qenë pasojë e një lidhjeje të përfunduar.

Ceremonia mortore do të mbahet të hënën, më 27 janar, në orën 15:00, në varrezat komunale të Maseradës.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori