Shkoi kur ishte 10-vjeçar, e kthejnë pas 43 vjetësh - në Serbi: Kosovari që s’ka punuar kurrë në Gjermani (Video)
53-vjeçari përpos që nuk do të mund të rrijë më në Gjermani, ai duhet të kthehet jo në Kosovë, por në Serbi. Kjo pasi që ai posedon vetëm pasaportën e këtij shteti.
Autoritetet përgjegjëse në Wurzburgut nuk ia kanë vazhduar lejen e qëndrimit sepse, sipas tyre, ai “në një të ardhme të afërt nuk është i aftë të sigurojë jetesën”.
E, për jetesën e tij, nuk kanë shprehur dëshirë të kontribuojnë as dy fëmijët, të cilën ky i ka me gruan gjermane, me të cilën është ndarë pa shkurorëzim. Shkaku i mos ndihmës nga dikush, Daviti më shumë po i frikësohet kthimit të tij në shtetin serb.
“Unë nuk e njoh gjuhën serbokroate, ndërsa sa i përket punësimit, në Serbi është edhe më keq se në Gjermani. Pa para nuk mund të siguroj as medikamentet. Prandaj, më mirë le të më mbysin menjëherë, sepse kjo për mua është sikur ekzekutim”, thotë ai.
Kosovari s’ka punuar asnjëherë në Gjermani. Në bazë të një kontrollimi që i është bërë, është ardhur në përfundim se ai ka mundësi të punojë deri në gjashtë orë në ditë, por s’ka motiv pune. Në anën tjetër, gjykata ka konstatuar se nuk ekziston “një mishërim i vërtetë i tij me Gjermaninë”. “Fëmijët e tij janë të rritur dhe duket se nuk kanë me të ndonjë lidhje të fortë”.
Një ekspert ligjor i kësaj fushe, avokati Hubert Heinhold, thotë se një dëbim në Serbi në mungesë të pasaportës së tij kosovare nuk mund të vije në shprehje. Ai mbron kosovarin duke u bazuar në jetesën e gjatë që ky ka bërë në Gjermani dhe pyet: Sa kohë u dashka që dikush të lëshojë rrënjë në Gjermani, nëse jo kaq sa Daviti?


































