Shkoda është rikthyer te modeli kult - Vision 7S i referohet Felicia Fun

Shkoda ka rikthyer ‘pikapin’ klasik dhe ikonik Felicia Fun si një veturë konceptuale elektrike SUV të quajtur Vision 7S.
Automjeti konceptual është dizajnuar nga Julien Petitseigneur (në foto më poshtë me Felicia Fun).
Veçori dalluese është spoileri i pasmë, i ngjashëm me atë të Felicia Fun origjinale, ndërsa dritat e pasme janë në ngjyrë rozë.
Ndryshe nga Felicia Fun, nuk ka rresht të dytë të ulëseve.
Skicat e brendshme të Petitseigneurit tregojnë një ekran digjital që shtrihet në të gjithë gjerësinë e panelit të kontrollit.
“Vetura origjinale ishte thjesht për argëtim. Nuk merrej seriozisht dhe binte në sy, madje edhe sipas standardeve të Shkodës”, deklaroi ai.
Gjithsej janë prodhuar 4216 njësi të Felicia Fun nga viti 1998 deri në 2000, të gjitha në ngjyrë të verdhë dhe me disqe alumini në formë luledielli. /Telegrafi/

















































