Shkencëtari i NASA-s, hit në internet (Video)

Ai është drejtor i fluturimeve. Quhet Bobak Ferdowsi (32). Së bashku me shkencëtarët tjerë ka monitoruar zbarkimin e fluturakes nga dhoma e kontrollit, në Laboratorin e propulsionit në Pasadena të Kalifornisë.
Shumë shikues megjithatë nuk e kanë përcjellë uljen në Mars, sa Ferdowskin, i cili me flokët e tij “rebele” tërhoqi 43 mijë “pasues” në rrjetin social Twitter.
“Jam anëtar i ekipit të drejtuesve për fluturime. U përpoqa ta bëj një analogji me aktorin Ed Harris në ‘Apollo 13’ (i cili luante rolin e udhëheqësit të fluturimeve, Gene Kranz)... Ajo çfarë bëjmë ne këtu është që të monitorojmë operacionet e fluturakeve dhe po ashtu të sigurohemi që të mos bëjmë diçka që mund ta rrezikojë atë. Ajo është foshnja jonë, sepse kemi punuar shumë në të, por tash është pronë edhe e kombit në Mars. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që të jetë e sigurt dhe se do të punojë për të gjithë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se nuk ka pritur që flokët e tij do të tërheqin shumë vëmendjen e publikut.
“Mendova se do të jetë një ose dy komente qesharake, apo se miqtë do të më thonë se më kanë parë në televizor. Në fakt, për çdo ngjarje të misionit kisha stil të ndryshëm të flokëve”, thotë Ferdowski. /Telegrafi/



















































