Studiuesit e Programit Global të Shëndetit Smithsonian, kanë zbuluar gjashtë coronavirusë të rinj në lakuriqët në Myanmar – hera e parë që këto viruse janë zbuluar kudo në botë.
Studimet e ardhshme do të vlerësojnë potencialin e transmetimit nëpër specie për të kuptuar më mirë rreziqet për shëndetin e njeriut. Sipas autorëve, coronaviruset e zbuluara rishtazi nuk janë të lidhura ngushtë me Sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS CoV-1), Sindromën e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS) ose SARS-CoV-2, shkruan Phys.org.
Gjetjet do të ndihmojnë në të kuptuarit e larmisë së coronavirusit në lakuriqë dhe informimin e përpjekjeve globale për zbulimin, parandalimin dhe përgjigjen ndaj sëmundjeve infektive që mund të kërcënojnë shëndetin publik, veçanërisht në dritën e pandemisë në vazhdim të COVID-19, transmeton Telegrafi.
Studimet e ardhshme duhet ta sqarojnë atë. Shumë viruse të coronës mund të mos paraqesin rrezik për njerëzit. Megjithatë, thuhet se koha mund të kursehet përmes zbulimit të hershëm.
“Sa më shumë dimë për viruset tek kafshët e egra – si bëhen mutant dhe si përhapen në specie të tjera – aq më mirë mund të zvogëlohet potenciali i tyre pandemik”, tha Marc Valitutto, autori kryesor i studimit të botuar në revistën Plos One.
“Pandemitë virale na kujtojnë gjithashtu sa ngushtë shëndetësia e njeriut është e lidhur me shëndetin e jetës së egër dhe mjedisin”, u shpreh Valitutto.
Hulumtimi u krye në Myanmar sepse njerëzit kanë më shumë të ngjarë të vijnë në kontakt të ngushtë me jetën e egër lokale për shkak të ndryshimeve në përdorimin e tokës.
Ekspertët vlerësojnë se mijëra viruse të coronës, shumë prej të cilave ende nuk janë zbuluar, janë të pranishëm të lakuriqët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite