Shkencëtarët kanë zbuluar përse është mirë që meshkujt rregullisht të shkojnë në saunë

Shkencëtarët gjithashtu kanë konstatuar që meshkujt të cilët gjatë periudhës njëzetvjeçare rregullisht kanë shkuar në saunë më pak janë ekspozuar zhvillimit të demencies
Studimi i ri i një universiteti finlandez na bën të njohur që shkuarja me rregull në saunë te meshkujt mund të zvogëlojë zhvillimin e demencies.
Shkencëtarët finlandezë kanë përcjellë gjendjen e 2.315 meshkujve të cilët kanë gëzuar shëndet të mirë nga mosha nga 42 deri në 60 vjeç në kuadër të hulumtimit të gjerë mbi faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve koronare.
Meshkujt janë ndarë në tri grupe, sipas shpeshtësisë së shkuarjes në saunë: grupin e parë e kanë përbërë meshkujt të cilët në saunë kanë shkuar një herë në javë, të dytin ata të cilët kanë shkuar dy deri në tri herë në javë, ndërkaq grupin e tretë e kanë përbërë meshkujt të cilët në saunë kanë shkuar katër deri në shtatë herë.
Duke i eliminuar faktorët të cilët do të mund të kishin ndikuar në rezultatet siç janë mosha, të dhënat mbi konsumimin e alkoolit dhe pirja e duhanit, të dhënat mbi indeksin e masës trupore dhe stresit, shkencëtarët kanë konstatuar që meshkujt të cilët gjatë periudhës njëzetvjeçare rregullisht kanë shkuar në saunë kanë qenë më pak të ekspozuar zhvillimit të demencies.
Rreziku nga diagnoza e demencies në grupin e meshkujve të cilët në saunë kanë shkuar katër deri në shtatë herë në javë është 66 për qind më i ulët, sesa në grupin i cili ka shkuar një herë në javë, ndërkaq gjasat për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit kanë qenë më të vogla për 65 për qind.
Lidhshmëria midis shkuarjes në saunë dhe rrezikut nga zhvillimi i demencis më herët nuk është studiuar.
Mirëpo, disa rezultate të studimit mbi faktorët të cilët ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve koronare kanë treguar që shkuarja e rregullt në saunë te personat e sipërpërmendur dukshëm kishte ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rënda të zemrës, por edhe të shkallës së mortalitetit në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?