LAJMI I FUNDIT:

Shkenca zbulon diçka të re për vrapimin, kjo është arsyeja më e fuqishme për të vrapuar çdo ditë

Shkenca zbulon diçka të re për vrapimin, kjo është arsyeja më e fuqishme për të vrapuar çdo ditë

Shkenca ende nuk e ka haberin se përse vrapuesit e ndjejnë nevojën për t’i postuar ‘kohërat më të mira personale’ në Facebook.

Mirëpo, hulumtuesit e një studimi thonë se ka një lidhje mes ushtrimeve aerobike dhe ndjenjave të qartësisë, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet e rrepta aerobike mund të nxisin rritjen e qelizave të reja të trurit në hipokamp, e cila është zonë e trurit që lidhet me kujtesën.


Karen Postal, president i Akademisë Amerikane të Neuropsikologjisë Klinike, thotë se nëse ushtroni sa për t’u djersitur, rreth 30 deri 40 minuta, qeliza të reja të trurit lindin dhe kjo ndodh në zonën e kujtesës.

Skanime të trurit të vrapuesve shfaqin edhe aktivitet të rritur në lobin frontal të trurit pas vrapimit.

Pas ushtrimeve të rrepta aerobike, më shumë gjak rrjedh në këtë regjion – zonë e cila lidhet me planifikimin dhe mendimin e qartë, ka thënë Postal për NY Mag. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori