Shkenca i shpjegon gjërat që i ndodhin trupit kur ndaloni së konsumuari sheqer

Statistikat tregojnë se mbi 20% e të gjithë amerikanëve i konsumojnë më shumë se 700 kalori sheqer në ditë.
Sheqeri ka efekt serioz në shëndetin e përgjithshëm, ndërkaq gjendet pothuajse në çdo ushqim që e hani, transmeton Telegrafi.
Sheqer ka në jogurt, në salca të pastave, në ëmbëlsira, etj.
Kur njerëzit vendosin ta shmangin sheqerin, ata përjetojnë simptoma të ndryshme, duke përfshirë ankth, depresion, zemërim dhe luhatje disponimi.
Mesatarisht një i rritur amerikan i hanë rreth 22 lugë çaji sheqer në ditë, ndërkaq një fëmijë 32 lugë çaji. Ky informacion është marrë nga Shoqata Amerikane e Zemrës.
Sidoqoftë, më poshtë i keni disa ndryshime pozitive që i përjeton trupi kur ndaloni së ngrëni sheqer.
Zemër më e shëndetshme
Ekspertët shpjegojnë se shmangia e sheqerit jua ulë trefish rreziqet e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Sheqeri i shtuar i rritë nivelet e insulinës, duke e aktivizuar sistemin nervor dashamirës dhe duke e rritur sheqerin në gjak. Lëreni sheqerin dhe kolesteroli do të zvogëlohet për 10%, ndërkaq trigliceridet për 20-30%.
Lëkurë më e pastër
Aknet mund të shfaqen edhe si rezultat i konsumimit të tepërt të sheqerit. Një studim i ri ka zbuluar se ata që konsumojnë pije të gazuara kanë 97% rrezik më të lartë të inflamacionit.
Trupi e njeh sheqerin si toksinë, ndërkaq mëlçia është e paaftë ta përpunojë atë. Sheqeri nuk mund të eliminohet përmes djersitjes, ndërkaq inflamacioni i shkaktuar manifestohet përmes akneve dhe skuqjeve në lëkurë.
Rrezik më i ulët i diabetit
Konsumimi i sheqerit shpie në depozita yndyrore përreth mëlçisë, gjë e cila shkakton rezistencë të insulinës. Kështu, pankreasi punon më shumë se ç’duhet. Sipas ekspertëve, duke marrë vetëm 150 kalori nga sheqeri i shtuar, ju ia rritni vetes rrezikun për tip 2 të diabetit deri në 11 fish.
Pa sheqer jeni më të lumtur
Nëse mendoni se sheqeri ju bën të lumtur, atëherë mendohuni prapë. Sheqeri ju jep energji të menjëhershme, por gjërat keqësohen shumë kur ajo energji shuhet. Kjo e krijon një cikël që nuk përfundon asnjëherë, pasi që trupi gjithmonë ju kërkon të konsumoni sheqer. Ju ndiheni të lumtur deh pastaj dëshironi më shumë sheqer.
Një studim ka zbuluar se femrat që konsumojnë shumë sheqer kanë rrezik më të lartë të luhatjes së disponimit, ankthit, depresionit dhe zemërimit.
Gjumë më i mirë
Sheqeri i shtuar e stimulon prodhimin e kortizolit, gjë e cila jua pengon gjumin e mirë. Sheqeri ndikon edhe në sistemin nervor qendror, duke nxitur luhatje në nivele të energjisë dhe cikël të gjumit. Shmangeni sheqerin dhe do të flini shumë më mirë.
Memoria ju përmirësohet
Sheqeri shkakton dëme kognitive dhe lodhje të trurit. Madje, sheqeri ndikon edhe në memorie dhe mësim. Sipas studimeve, konsumimi i tepërt i sheqerit e pengon komunikimin mes qelizave.
Humbja e peshës
Konsumimi i sheqerit ju dhuron vetëm kalori boshe. Ju gjithmonë ndiheni të uritur edhe pasi të keni ngrënë diçka të ëmbël, apo jo? Torta juaj e preferuar ka shumë kalori, por ka mungesë të vlerave ushqyese. Trupi ka nevojë për sheqer sepse i mungon energjia e pastër nga ushqimet e shëndetshmet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë