Njohësit e çështjeve evropiane në deklaratat e tyre për Portalb shprehin skepticizëm rreth efikasitetit të bashkëpunimit të Sekretariatit për çështje evropiane dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Sipas tyre, politika izoluese e Maqedonisë e largon atë nga euro-integrimet dhe këtu shkenca nuk mund të ndihmojë.
Për ekspertin e çështjeve evropiane Drilon Iseni, nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim me ASHAM në sferën e integrimeve është një tentativë e SÇE për faktorizim në opinionin publik se megjithëate një institucion i tillë ekziston.
“Nuk do gaboheshim edhe po të kishim dilema që kjo ngjarje të jetë një tentativë për të tërhequr vëmëndjen e opioniot publik nga problemet reale politike që ka vendi. Në aspekt të procesit të integrimeve nuk shohë ndonjë relevancë të ngjarjes, sepse asgjë nuk ndërlidhet me prioritet urgjente të reformave, temë që me muaj të tërë është heshtur sikurse edhe status quo-ja në procesin e integrimit”, shprehet Iseni.
Edhe nësë ky bashkëpunim, thotë Iseni, ka për bazë ndonjë interes të përbashkët pyetja që shtrohet është se në çfarë forme do të realizohet ky bashkëpunim?
Sipas tij, SÇE paraqet institucionin që duhet marrë si shembull negativ, pa lidership në procesin e integrimeve në BE. “Në rastin e kundërt, në qoftë se ASHAM do të rekomandonte politika apo masa konkrete, rezultati do të ishte dëshpërues nga mendësia e Qeverisë që me automatizën refuzon çdo rekomandim apo analizë nga organizatat që procesin integrues e kanë si veprimtari profesionale”, përfundon Iseni.
Bojan Mariçiç nga Qendra për edukim evropian, vlerëson se ASHAM ka lëshuar shumë raste që të tregojë apo të përdorë njohuritë në çështjen e eurointegrimeve, rrallë herë paraqiten edhe në publik për ta shprehur qëndrimin për çështjet me rëndësi, transmeton Portalb.
“Unë nuk shohë këtu ndonjë punë të madhe dhe nuk besojë se kjo do të ndryshojë diçka në thelb, ose të bëjë ndonjë hap para. Mendoj se ekzistojnë shumë resurse tjera dhe njohuri edhe nga sektori jo qeveritar, që nuk janë përdorur. ASHAM nuk ka pasur ndonjë ofertë as për zgjidhjen e krizës aktuale politike. Qëllimi i Sekretariatit është të tregojë se ja po bën diçka në këtë drejtim dhe kjo është për tu përshëndetur, kishim edhe ne takim me sekretariatin në këtë seri takimesh”, potencoi Mariçiç.
Megjithatë, Mariçiç bashkëpunimin e cilëson si gjest të mirë, por është pikëpyetje se diçka do të konkretizohet në këtë drejtim. “ASHAM deri tani nuk ka kërkuar të ketë rol serioz, prandaj mendoj se diçka do të ndryshohet në këtë drejtim. Kërkohen vepra konkrete për ta dëshmuar”, tha Mariçiç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker