Shkëlqejnë përforcimet në debutim, Cavs turpëron Bostonin në shtëpi (Video)

Cleveland Cavaliers kishin bërë shumë ndryshime ditë më parë duke larguar nga skuadra emra si Isaiah Thomas, Dwayne Dawe, Derrick Rose e Crowder.
Këto largime krijuan përshtypje se Cavaliers do të jenë më të dobët në vazhdim.
Por ardhjet e reja si Jordal Clarkson, Rodney Hood, Larry Nance JR dhe Hill kanë befasuar në debutimin e tyre.
Të udhëhequr nga LeBron Jamea, Cleveland ka triumfuar në derbi ndaj Boston Celtics me 22 pikë diferencë 121-99.
Jordan Clarkson pati paraqitje të shkëlqyeshme në debutim me 17 pikë, ndërsa Roodney Hood shtoi 15 të tjera.
Fundori Rosier ishte më efikasit tek vendasit me 21 pikë e Kyrie Irving kontribuoi me 18 të tjera por që nuk mjaftuan për t'i bërë ballë Clevelandit.
Te fitorja është kthyer edhe Oklahoma City Thunder që triumfoi ndaj Memphis Grizzlies 110-92.
Në mungesë të të lënduarve Russell Westbrook e Carmelo Anthony ishte Paul George që udhëhoqi skuadrën drejt fitores.
George ishte fantastik në këtë takim me 33 pikë e tetë asistime. /Telegrafi/Rezultatet:
Boston Celtics - Cleveland Cavaliers 99-121
Oklahoma City Thunder - Memphis Grizzlies 110-92
Charlotte Hornets - Toronto Raptors 103-123
Atlanta Hawks - Detroit Pistons 118-115
Indiana Pacers - New York Knicks 121-113
Houston Rockets - Dallas Mavericks 104-97
Minnesota Timberwolves - Sacramento Kings 111-106
Portlabd Trail Blazers - Utah Jazz 96-115
























































