Një grup deputetësh nga pushteti kanë përgatitur një ligj i cili do t’i falte qytetarët që jetojnë me ndihmë sociale e të cilët gjatë pandemisë së dy viteve të fundit, kishin shkelur rregullat dhe kishin dalur derisa ishin të prekur nga virusi apo ishin zënë jashtë gjatë orës policore.
Bëhet fjalë për dënime prej 2 deri në 4 mijë euro, shuma të cilat janë të pakapshme për qytetarët të cilët të ardhura të vetme e kanë nga ndihma sociale, ndërsa “larja” e dënimit me burg është thuajse e pamundur për shkak se burgjet janë të mbushura me autorë të krimeve më të rënda.
Ndërsa sa i përket rasteve të tjera ku shumë pronarë lokalesh, kafene dhe palestra shkelën rregullat e njëjta të cilat kishin për qëllim ndalimin e shpërndarjes së mëtejshme të virusit, deputetët thonë se kjo ide për ta nuk vlen. Ata do të duhet të paguajnë dënimet që veçmë janë vendime të prera gjyqësore. Si raste urgjente të cilat duhen gjykuar menjëherë janë të renditura edhe këto vepra penale: “Transmetim i sëmundjes infektive” – sipas nenit 205 të Kodit Penal dhe “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” – sipas nenit 206 të Kodit Penal, për të cilat do të falen qytetarët e varfër.
Në periudhën nga 01.01.2020 deri më 30.06.2022, Gjykata Penale dënoi 1223 persona për këto shkelje, të gjithë me gjobë prej 123.000 denarëve. Sipas rregullores ligjore, nëse gjoba nuk paguhet brenda dy viteve, atëherë gjykatësi e zëvendëson dënimin me burgim, ndërsa deri më tani janë marrë 280 vendime të tilla nga Gjykata Penale. Në të njëjtën periudhë janë kundërshtuar edhe 762 urdhra penalë të tjerë nga të pandehurit dhe për ta gjykata ka nxjerrë aktgjykim të formës së prerë, ku sanksioni është gjobë./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri