LAJMI I FUNDIT:

Shkelet armëpushimi në Rripin e Gazës, pak minuta pasi hyri në fuqi – shkrepen disa raketa në drejtim të Izraelit

Shkelet armëpushimi në Rripin e Gazës, pak minuta pasi hyri në fuqi – shkrepen disa raketa në drejtim të Izraelit

Disa raketa janë shkrepur nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku me këtë veprim është shkelur marrëveshja e përkohshme e armëpushimit – vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fuqi, shkruan Jerusalem Post.

Raketat janë shkrepur në jug të Izraelit – vetëm tetë minuta pasi që ishte arritur marrëveshja për armëpushim mes izraelitëve dhe palestinezëve, transmeton Telegrafi.

Forcat e armatosura të Izraelit gjatë një konference për media, njoftuan se sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore janë aktivizuar në afërsi të Rripit të Gazit.


Qeveria izraelite të dielën mbrëma konfirmoi se armëpushimi në Rripin e Gazës do të hyjë në fuqi nga ora 23:30. Megjithatë ata paralajmëruan se do të përdorin forcën në rast se nuk respektohet ky armëpushim.

Ashtu edhe ndodhi, ata u kundërpërgjigjen duke shkatërruar raketat e grupit Xhihadi Islamik, duke përdorur sistemin artilerik të avancuar i njohur si “kupola e hekurt”.

Në anën tjetër nga sulmet e të premtes kanë mbetur të vrarë dhjetëra palestinezë, si dhe njeriu i dytë i grupit Xhihadi Islamik. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TBZmF_6ZGWM&ab_channel=IsmailKhan

Në trend Botë

Më shumë

"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump

Botë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Kalo në kategori