LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet një numër i madh armësh të vogla dhe të lehta

Shkatërrohet një numër i madh armësh të vogla dhe të lehta

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë thanë sot se BE është e përkushtuar të përkrahë në mënyrë sistematike partnerët e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër trafikimit të armëve.

Ata këto komente i bënë me rastin e shkatërrimit të një numri të madh armësh të vogla dhe të lehta nga Policia e Kosovës në “Metal Holding” në Ferizaj, e cila u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe në mbështetje të Zyrës Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe UNDP.

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Behar Selimi tha se ky është një aktivitet në të cilin Kosova përpiqet të jetë pjesë e iniciativave rajonale për më shumë siguri për qytetarët dhe për më shumë siguri rajonale.


Me këtë rast, ai tha se grumbullimi i këtyre armëve është bërë në sajë të punës së kryer nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë në punën e madhe që e kanë bërë në muajt e kaluar në drejtim të realizimit të Strategjisë Nacionale për Kontrollimin dhe Grumbullimin e Armëve të Lehta dhe të Vogla”, tha Selimi.

Katerina Lopo, përfaqësuese e BE në Kosovë tha se Strategjia e Bashkimit Evropian për Armët e Vogla dhe të Lehta identifikon Ballkanin Perëndimor, si prioritet kryesor.

“BE është e përkushtuar të përkrahë në mënyrë sistematike partnerët e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër trafikimit të armëve”, tha ajo.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, tha se Policia e Kosovës vazhdimisht punon në zhvillimin e kapaciteteve të saja për të pasur sa më shumë sukses në konfiskimin e armëve të jashtëligjshme dhe do të jetë e përkushtuar të largojë mjetet e jashtëligjshme të dhunës nga duart e qytetarëve, pasi ky është element thelbësor që po i kontribuon rendit dhe ligjit dhe sigurisë publike në vend.

Ndërsa, koordinatorja e Programit të UNDP, Valbona Bogujevci, tha se UNDP është e gatshme që të vazhdojë ndihmën dhe përkrahjen dhe të punojë ngushtë me palët e interesuara në adresimin e sfidave të ngjashme në të ardhmen.

Ajo tha se në kohën në të cilën po jetojmë, armët e tilla dhe eksplozivët po bëhen gjithnjë e më shumë të zgjedhura për sulme terroriste.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori