LAJMI I FUNDIT:

Shkatërrohet klani mafioz në Itali edhe me shqiptarë

Shkatërrohet klani mafioz në Itali edhe me shqiptarë

Policia italiane ka sekuestruar jo pak por mbi 25 milionë euro pasuri të një grupi kriminal, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.

Operacioni “Lojërat Kriminale” ka nisur në vitin 2013, duke zbuluar pasuri të shumta të grupit.

Skuadrat e Guardia di Finanza në Romë, kanë zhvilluar një sërë hetimesh ndaj personave pjesë të klanit Casale, të cilët kishin kryer investime në Romë dhe në zonat përreth.


Në vitin 2013, në kuadër të këtij operacioni u arrestuan, plot 12 shtetas italianë, si dhe shqiptarët Arben Zogu, Orial Kolaj si dhe Petrit Bardhi, të akuzuar për vepra të shumta penale, si grabitje, vjedhje, transferim të paligjshëm të aseteve, konkurrencë të jashtëligjshme dhe kërcënime të kundërshtarëve, posedim të paligjshëm të armëve, etj.

Pjesë e grupit të organizuar në mënyrë mafioze ishin edhe disa shqiptarë të rrezikshëm, përfshirë edhe boksierin Oriol Kola, kampion në Itali dhe në Evropë për peshat e lehta.

Në fakt, hetimet kanë nisur që në vitin 2006, kur u shkatërrua organizatës mafioze Casale, por më vonë dy prej anëtarëve të bandës, vëllezër riorganizuan një bandë tjetër të njëjtë me të parën, me synim që të ruanin pasuritë.

Banda quhej si e “vëllezërve Magliana”, ku synimi ishte industria fitimprurëse e lojërave të fatit. Në vitin 2015, u lëshuan edhe 9 mandate arresti, midis të cilëve edhe të shqiptarëve Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, të akuzuar gjithashtu edhe për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës ku baza ishte kryeqyteti italian dhe shqiptari Zogu ishte në krye të saj.

Banda kriminale kishin bashkëpunime të shumta edhe me organizata të tjera mafioze në vend.

Gjatë aksionit janë sekuestruar asetet e kompanisë “Iovine Group” si dhe dhjetë shoqërive të saj, salla lojërash fati dhe bilardo; 18 prona, disa prej të cilave janë vila luksoze, të vendosura në Romë dhe në krahinën ku vepronte banda; 12 makina dhe motoçikleta, llogari bankare, postare…

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori