Nova TV bën të ditur se Antikorrupsioni ka lejuar shkatërrimin e një numri dokumentesh nga Arkiva Shtetërore, për periudhën 2002-2014, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arkiva e ka pranuar listën me dokumentet që duhet të shkatërrohen dhe ka dhënë leje të bëhet një gjë e tillë. Sipas këtij televitioni, një numër i madh i dokumenteve kanë të bëjnë me funksionarë shtetërorë, si për shembull rastet ''Shkritorja - Veles'', ''Pyjet e Maqedonisë'' që ndërlidhet me Zharko Karaxhoskin, drejtor i kësaj ndërmarrje publike.


Nova TV mëson se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar nga Antikorrupsioni fletëpronësi, të dhëna për përplasje interesash dhe lëndë për funksionarët./Telegrafi/

ARK2

ARK3

ARK4

ARK5

AKR6