LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi

Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është shkarkuar sot nga detyra.

I emëruar në këtë pozitë më 20 shkurt të vitit të kaluar, Bytyqi është shkarkuar sot me vendim të ministrit Arban Abrashi, raporton Gazeta Insajderi.

Insajderi ka siguruar vendimin për shkarkimin nga pozita të sekretarit të MI-së, të cilin e ka nënshkruar ministri Abrashi.


Bazuar në vendim, ministri Abrashi ka obliguar Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm që sekretari i shkarkuar të sistemohet në pozitën “drejtor departamenti” në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Obligohet Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MI-së, që të bëjë sistemimin e z. Bytyqi në pozitën Drejtor I Departamentit në bazë të Rregullores (QRK) nr. 16/2015 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistemimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Infrastrukturës”, thekson pika 2 e vendimit.

Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, thotë një pikë tjetër e dokumentit të nënshkruar nga ministri.

Izedin Bytyqi është i afërt me Besnik Mustafën, djalin e Isa Mustafës, kryetarit në largim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Para se të emërohej sekretar në MI, Bytyqi ka mbajtur pozitën e njëjtë edhe në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kohën kur ministria udhëhiqej nga Arban Abrashi.

Asokohe, si sekretar në Ministrinë e Punës, Bytyqi dyshohet se nga kjo pozitë kishte ndikuar në punësimin e resë së Isa Mustafës.

Edita Bajrami, gruaja e Besnikut, djalit të ish-kryeministrit Isa Mustafa ishte angazhuar si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e Strategjisë Sektoriale, shkruan Insajderi.

Angazhimin e resë së ish-kryeministrit e pati konfirmuar po Izedin Bytyçi, ish-sekretari në MPMS, në vitin 2017.

Ai pati thënë se Bajrami ishte angazhuar në kuadër të një projekti që, sipas tij, Ministria e pati ndërmarrë në bashkëpunim me Komisionin Evropian për rishikimin e një strategjie të ministrisë.

Ndryshe, Zymer Abdullahu është zëvendësuesi i Izedin Bytyqit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori