LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet nga puna kryeredaktori i gazetës Bild pas akuzave për abuzim të autoritetit dhe marrëdhëniet intime me punonjëset

Shkarkohet nga puna kryeredaktori i gazetës Bild pas akuzave për abuzim të autoritetit dhe marrëdhëniet intime me punonjëset

Gazeta më e fuqishme gjermane, Bild, shkarkoi kryeredaktorin e saj të hënën pas muajsh mbrojtjeje të akuzave për marrëdhëniet e tij seksuale me gratë në vendin e punës, derisa skandali filloi të ndikonte te shtëpia botuese që ka në pronësi gazetën, Axel Springer.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Bild, një tabloid i qendrës së djathtë ka shkarkuar kryeredaktorin Julian Reichelt, pasi New York Times raportoi për detajet e marrëdhënies së Reichelt me një praktikante, që dëshmoi gjatë një hetimi të pavarur ligjor. Sipas saj, në vitin 2018, ai e kishte thirrur atë në një hotel pranë zyrës për të kryer marrëdhënie intime dhe i kishte kërkuar të mbante sekret pagesën.

Disa orë pasi Reichelt u shkarkua, revista e lajmeve Der Spiegel publikoi akuza se Reichelt kishte abuzuar me pozicionin e tij për të vazhduar marrëdhëniet me disa gra në stafin e tij.


Shkarkimi shënoi ardhjen e vonuar të lëvizjes globale #MeToo në Axel Springer – dhe kjo erdhi derisa kompania gjermane po bën investime të rëndësishme në tregun amerikan, përfshirë blerjen e Politico këtë verë për 1 miliard dollarë.

Axel Springer u përball me presion në SHBA dhe Gjermani për të shpjeguar dy zbulimet e fundit: Çfarë zbuloi hetimi mbi sjelljen e Reichelt dhe se si iu përgjigj hetimit, shefi ekzekutiv, Mathias Dopfner.

Kompania ka thënë në një deklaratë se Reichelt “nuk i kishte ndarë qartë çështjet private dhe profesionale” dhe kishte mashtruar bordin. Dofner, në një deklaratë, vlerësoi gjithashtu Reichelt për udhëheqjen e tij gazetareske dhe për lansimin e Bild-Tv.

Ai gjithashtu ka deklaruar se zëvendësuesi i Reichelt, Johannes Boie, do të kombinonte “përsosmërinë gazetareske me udhëheqjen moderne”.

Reichelt ka mohuar abuzimin me autoritetin e tij dhe nuk iu përgjigj e-mailit për koment.

Çfarë dihet për rastin?

Reichelt ishte përfshirë në një marrëdhënie me një grua e cila ishte praktikante dhe asokohe ai ishte 36-vjeçar derisa ajo ishte 25 vjeçe.

“Nëse e kuptojnë se jam duke pasur aferë me një praktikante, do të humbas punën”, Julian Reichelt, i kishte thënë asaj në nëntorin e vitit 2016, sipas dëshmisë së saj që iu tha hetuesve të kompanisë që u punësua të hetojë çështjet e kompanisë.

Pas kësaj edhe një grua tjetër ka deponuar një ankesë për ngacmim seksual kundër kryeredaktorit.

Këto deklarata u nxorën nga një intervistë e kryer në pranverë nga firma juridike e mbajtur nga Axel Springer për një hetim që u mbyll shpejt.

Reichelt, siç kishte frikë, nuk e humbi punën kur marrëdhënia e tij me praktikante, si dhe sjellja e tij ndaj grave të tjera në Bild, u bënë publike. Në vend të kësaj, z. Reichelt, i cili mohoi abuzimin me autoritetin e tij, mori një leje të shkurtër dhe më pas u rikthye si kryeredaktori pasi kompania përcaktoi se veprimet e tij nuk garantonin një shkarkim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori