Me kalimin e kohës, lëkura humb shtresat e yndyrës, dhe prodhimi i kolagjenit dhe elastinit ngadalësohet. Si pasojë, lëkura e humb plotësinë e saj dhe fillon e ashtuquajtura plakje e lëkurës.
Ass.Msc. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine
Plakja e lëkurës ka këto pasoja:
* Bëhet më e hollë
* Vijat e holla dhe rrudhat paraqiten
* Zhvillohen pikat dhe pjesët e zeza
* Bëhet më e thatë dhe fillon të kruhet
* Humb yndyrën, e cila afër syve dhe në faqe shkrihet. Humbja e yndyrës bën që damarët e duarve të bëhen më të dukshëm
* Flokët e humbin pigmentin dhe bëhen të bardha
Këto ndryshime janë të ngadalshme dhe të vazhdueshme, që fillojnë në të njëzetat.
Shkaku i plakjes është një kombinim i gjeneve (trashëgimisë tonë) dhe faktorëve të jashtëm, si psh. shfaqja në diell dhe rrezatimi ultraviolet (UV), mimikat e fytyrës, graviteti, pozitat e gjumit, dhe pirja e duhanit.
Dielli. Disa minuta shfaqje në diell për çdo ditë mund të bëjë ndryshime të dukshme në lëkurë për një periudhë kohore.
Termi “fotoplakje” (photoaging), përdoret për përshkrimin e dëmeve të shkaktuara nga dielli. Në klima të nxehta, fotoplakja mund të shihet në njerëz në moshë shumë të re.
Mimika e fytyrës. Nëse bëni ushtrime të fytyrës për të mbajtur një pamje rinore, është koha të ndaloni. Përsëritja e lëvizjeve të fytyrës krijon vijat dhe rrudhat.
Kur përdorim ndonjë muskul të fytyrës, shohim vija të ndryshme; me plakjen e lëkurës dhe humbjen e elasticitetit, lëkura nuk kthehet në formën e mëparshme pa vija dhe rrudha.
Graviteti. Graviteti vazhdimisht tërheq trupin tonë. Ndryshimet që graviteti na sjell, vihen në pah kur plakemi. Në të 50-tat, kur kemi zvogëlim dramatik të elasticitetit, pasojat e gravitetit bëhen të dukshme.
Graviteti bën që maja e hundës të bjerë, veshët të varen, qepallat të bien, buza e sipërme të zhduket dhe e poshtmja të duket më shumë, dhe qafa të varet.
Pozitat e gjumit. Pozita e njëjtë e fytyrës mbi jastëk çdo natë me vite të tëra përfundon në vija dhe rrudha. Të ashtuquajtura vijat e gjumit, këto rrudha me kohë mbesin në fytyrë, nuk zhduken më edhe nëse ndalojmë së pushuari në jastëk.
Femrat, të cilat flenë në njërën anë, mund t’i kenë këto vija të faqe. Ndërsa meshkujt i vërejnë këto vija në ballë ngase flenë me fytyrë në jastëk. Njerëzit të cilët flenë në shpinë, nuk zhvillojnë rrudha.
Pirja e duhanit. Pirja e duhanit bën ndryshime biokimike në trupin tonë që përshpejton plakjen. Studimet tregojnë që personi që pinë 10 apo më shume cigare në ditë për së paku 10 vjet, do të ketë vija të thella dhe lëkurë të trashë në krahasim me një person që nuk pinë duhan.
Një studim tjetër tregon që rrudhat e fytyrës tek përdoruesit e duhanit mund të shihen në mikroskop edhe kur janë në të njëzetat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?