LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i dëborës së madhe, bllokohen autostradat në Virginia: Drejtuesit e mjeteve e kaluan natën në vetura

Shkaku i dëborës së madhe, bllokohen autostradat në Virginia: Drejtuesit e mjeteve e kaluan natën në vetura

Drejtuesit e automjeteve në shtetin e Virginias amerikane u detyruan të kalonin natën në automjete pasi një pjesë e autostradës kryesore u mbyll për shkak të stuhisë së dëborës që goditi zonën një ditë më parë.

Autostrada I-95, një nga korridoret kryesore të trafikut nga veriu në jug të SHBA-së, është mbyllur në të dy drejtimet pranë qytetit të Fredericksburg, 89 kilometra në jug të kryeqytetit Uashington, njoftoi të martën Sekretariati i Transportit të Virginias.

Bllokimi i trafikut filloi të hënën pasi ranë 30 centimetra borë në jugperëndim dhe lindje të Shteteve të Bashkuara, gjë që shkaktoi aksidente të shumta.


Automjetet kanë mbetur të bllokuara në autostradë gjatë natës, kur temperaturat kanë rënë nën zero, raporton foxnews.

Shërbimet e urgjencës shtetërore dhe lokale punuan gjatë natës për të hequr pemët e rrëzuara dhe për të ndihmuar shoferët e bllokuar.

Rrjetet sociale janë vërshuar nga mesazhet e shoferëve të bllokuar në vetura për orë të tëra, në temperatura jashtëzakonisht të ulëta, shpesh pa ushqim dhe ujë. “Ne kemi ngecur këtu për më shumë se 10 orë. Ne kemi nevojë për një tualet, benzinë. Asnjë hotel në zonë nuk është i hapur”, shkroi një shofer në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Kalo në kategori