Këtë vit, Pebbles Beach do të shënonte 70 vjetorin e themelimit

Gjithçka filloi me Geneva Motor Show, që u anulua si pasojë e coronavirusit, për të vazhduar më pas edhe me New York Motor Show, transmeton Telegrafi.


Detroit Auto Show dhe Goodwood Festival of Speed ishin dy aktivitete tjera automobilistike që u anuluan si pasojë e coronavirusit.

Shkaku foto 2 1

Por, duket se nuk janë të fundit, pasi organizatorët e Pebbles Beach Concours d’Elegance kanë bërë të ditur s është anuluar ky aktivitet që ishte parashikuar të fillojë me 15 korrik.

Megjithëse, ky vit ishte shumë i rëndësishëm, sepse shënon 70 vjetorin e themelimit të kësaj shfaqje atraktive që zhvillohet që nga viti 1950 në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Shkaku foto 3 1

Organizatorët kanë bërë të ditur se të gjithë ata që kanë blerë bileta, mund të kërkojnë kthimin e parave, apo t’i ruajnë ato për edicionin e vitit që vjen, i cili do të fillojë me 15 korrik.

Vendimi për anulim, është bërë për shkak të frikës së përhapjes së coronavirusit, ndërsa i ka brengosur shumë dashamirësit e makinave, që e presin me padurim çdo edicion të këtij aktiviteti. /Telegrafi/

Shkaku foto 4 1

Shkaku foto 5

Shkaku foto 6

Shkaku foto 7