LAJMI I FUNDIT:

I shkaktojnë lëndime trupore një personi, arrestohen dy të mitur në Deçan

I shkaktojnë lëndime trupore një personi, arrestohen dy të mitur në Deçan
Foto: Ilustrim

Policia e Deçanit njofton se ka arrestuar dy të dyshuar të mitur të cilët kanë kryer vepren penale lëndim i rëndë trupor.

Sipas njoftimit për media, Policia është informuar se nga QKMF-Deçan një person i lënduar është transferuar në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Patrullat policore pranë stacionit policor Deçan, kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti, aty kanë takuar një person i cili deklaron se viktimën SH.G lindur me 1982 m/k/sh e ka dërguar në emergjencë. Personi i lënduar nga spitali rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar në QKUK-Prishtine për tretman adekuat”, thuhet në njoftim.


Në njoftim theksohet se njësitet policore të Stacionit Policor Deçan së bashku me njësitin e Hetimeve Rajonale DRP- Pejë, pas një pune intensive operative-hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë 2 (dy) të dyshuar (të mitur), të cilët kanë kryer vepren penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 24- orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori