LAJMI I FUNDIT:

Shitje më e dobët e Kindle Fire?

Shitje më e dobët e Kindle Fire?

Texas Instruments (TI) zvogëloi parashikimet për të ardhurat e veta për çerekun e parë, duke theksuar dobësitë në lidhje me produktet pa tela dhe problemet në zinxhirin e furnizimit.

Sipas parashikimeve të reja TI pret profit prej në mes 15 dhe 19 cent për aksion, derisa parashikimet e mëhershme ishin në mes 16 dhe 24 cent. Të hyrat sipas parashikimeve të reja do të duhej të jenë në mes 2.99 dhe 3.11 miliard dollarë, që prapë është rënie në krahasim me parashikimet e mëhershme për qarkullimin në mes 3.02 dhe 3.28 miliard dollarë.

Duke theksuar si një nga arsyet kryesore kërkesën më të dobët për produktet pa tela, TI nxiti supozimet e analistëve se shitja e Kindle Fire të Amazon, i cili përdorë çipat e tij, nuk është aq e mirë siç pritej më herët. Gjithashtu supozohet se arsyeja mund të ishte shitja më e dobët e telefonave mobil të Nokias dhe RIM-it, të cilët gjithashtu përdorin çipat e kompanisë.

Por përfaqësuesit e TI-së nuk dëshiruan të emërojnë prodhuesit e pajisjeve të cilët kanë zvogëluar porositë, por vetëm cekën se ata vetë duhet të publikojnë rezultatet e shitjes në raportet e veta afariste. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Teknologji

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Teknologji
Kalo në kategori