Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: B.B., T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., gjatë periudhës së muajit Tetor e deri në fillim të muajit Nëntor të vitit 2021, në Prizren është vërtetuar se i njëjti me dashje posedon para të falsifikuara me qëllim të vënies në qarkullim të tyre si të vërteta, në atë mënyrë që përgjatë periudhës së lartpërmendur ia shet të pandehurit T.P., 1,250.00 € (Njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro) të gjitha në monedha metalike nga 2 € (dy euro), me qëllim që ky i fundit t’i vë të njëjtat në qarkullim si të vërteta, me ç’rast i pandehuri T.P., pajtohet që t’i blejë të njëjtat për shumën e parave prej 900.00 € (Nëntëqind euro) duke i paguar në mënyra periodike, ashtu që herën e parë për 300.00 € (treqind euro) falso paguan 200.00 € (dyqind euro) origjinale, ndërsa herën e dytë për 400.00 € (Katërqind euro) falso paguan 300.00 € origjinale derisa në herën e tretë për 550.00 € (pesëqind e pesëdhjetë euro) falso paguan 400.00 € (katërqind euro) origjinal ashtu që në total i pandehuri B.B., arrin t’i shes 1,250.00 € (Njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro) falso për 900 Euro.
“Ndërsa, të pandehurit T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë periudhës kohore muaji Tetor deri në fillim të muajit Nëntor të vitit 2021, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, në atë mënyrë që në cilësinë e punëtorëve si kamarierë në njërin prej lokaleve të gastronomisë në Prizren, paratë e falsifikuara të cilat i pandehuri T.P., i kishte siguruar – blerë nga i pandehuri B.B., ia dorëzon kolegëve të tij – të pandehurve: V.Z., L.E., dhe A.P., me qëllim që të njëjtit t’i vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, në atë mënyrë që i pandehuri T.P., mban paratë e falsifikuara në veturën e tij të markës ‘’VË Polo’’, e parkuar ne bodrumin e njërës prej Qendrave Tregtare në Prizren, nga e cila veturë më pas iu dorëzon kolegëve të pandehurve: V.Z., L.E., dhe A.P., të gjitha në monedha metalike nga 2 €, të cilat të njëjtit i vënë në qarkullim si të vërteta në drejtim të klientëve të ndryshëm të cilët kanë vizituar lokalin, ku secili prej të pandehurve si shpërblim kanë ndarë nga 25 € (njëzet e pesë euro) origjinale në pjesë të barabarta”, thuhet në njoftim.
Pas zbatimit të urdhër-kontrollit të Gjykatës nga ana e policisë, arrijnë t’i gjejnë 195 monedha metalike nga 2 € në veturën ‘’VË Polo’’ në pronësi të të pandehurit T.P., dhe një shumë tjetër parash të falsifikuara nga 2 € nëpër kuletat e pazarit ditor të të pandehurve V.Z., L.E., dhe A.P., ku në total, policia arrin të sekuestrojë nga të pandehurit 390.00 € (Treqind e nëntëdhjetë euro) falso.
Në këtë mënyrë, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri