LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Nga viti i ardhshëm qendra e Shkupit do të mbyllet për automjetet

Shilegov: Nga viti i ardhshëm qendra e Shkupit do të mbyllet për automjetet

Nuk do të ketë automjete që lëvizin në qendër të Shkupit vitin e ardhshëm. Kryetari Petre Shilegov për “Sakamdakazam” tha se aktualisht janë duke punuar në një projekt që kryqëzimin tek Kuvendi deri tek qendra tregtare “Paloma Bjanka” të bëhet zonë për këmbësorë. Kështu nga viti i ardhshëm pritet që Qendra e Shkupit të jetë e ndaluar për automjetet.

“Ajo që ne po bëjmë tani është të mbyllim plotësisht rrethin e pogël për makinat vitin e ardhshëm dhe të bëhet zonë për këmbësorë, ashtu siç është kudo në botë. Ajo pjesë do të marrë një pamje krejtësisht të re, me trotuare dhe pllaka, ndërsa parku ‘Gruaja luftëtare’ do të zgjerohet drejt Kuvendit. Ne mendojmë vetëm për autobusët e transportit publik në atë zonë. Paralelisht, ne do të punojmë për zgjerimin e rrugës Dame Gruev në shesh. Ne e zgjidhëm problemin me ndërtesën e ish-Makoteks në rrugë. Qyteti do ta blejë ndërtesën dhe do ta shembë. Do të ketë gjithashtu hapësirë ​​që një park të zëvendësojë parkun përballë stacionit të hekurudhës së vjetër, i cili u shkatërrua për shkak të ndërtimit të projekti Shkupi 2014”, tha Shilegov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Lajme

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Kalo në kategori