LAJMI I FUNDIT:

Shikuesit vërejnë një gabim në “The Last of Us”, reagon autori i serialit

Shikuesit vërejnë një gabim në “The Last of Us”, reagon autori i serialit
(Foto: HBO)

Së fundmi janë publikuar gjashtë episode të serialit “The Last of Us” dhe derisa shumë nga shikuesit janë të kënaqur, një prej tyre vuri re një gabim që është bërë gjatë redaktimit të serialit.

Gjegjësisht, në njërën prej skenave të serialit mund të shihet ekipi xhirues.

Në këtë rast, është një skenë vizualisht efektive në të cilën Joel dhe Ellie po ecin nëpër një urë të mbuluar me borë, ndërsa një pamje e caktuar e marrë nga ajri përfshinte një kënd, ku mund të shihet një grup njerëzish, me shumë gjasa anëtarë të ekuipazhit të filmit, i përbërë nga kameramanë dhe inxhinierë të zërit.


@domineo32

The Last of Us : Season 1, Episode 6. About 15 minutes in. They might have accidentally left a few of the film crew in the shot. #thelastofus #hbomax #filmcrew #accident

♬ The Last of Us Theme – L’Orchestra Cinematique

Nuk kaloi shumë kohë që xhirimi i diskutueshëm u bë viral në rrjetet sociale dhe u kujtoi të gjithëve gafën e sezonit të fundit të “Game of Thrones” kur një filxhan Starbucks iu la para personazhit Daenerys Targaryen.

Natyrisht, nuk u desh të prisnim gjatë për një koment nga producentët, kështu që autori i serialit, Neil Druckmann, shumë shpejt foli dhe bëri shaka se nuk ishte aspak një pakujdesi, por njeriu në kuadër ishte një personazh i rëndësishëm për vazhdimin e serialit.

Sido që të jetë, ky lëshim i pazakontë kontribuoi vetëm në popullaritetin e serialit “The Last of Us”, bazuar në video-lojën me të njëjtin emër, ku mbretëron një pandemi malinje ‘kërpudhash zombie’ dhe pak nga të mbijetuarit zgjedhin të luftojnë për mbijetesën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Cila mund të kenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cila mund të kenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Si u ndje kur pa puthjen e Eglit dhe Gjestit? Xheneta përgjigjet pa doreza

Si u ndje kur pa puthjen e Eglit dhe Gjestit? Xheneta përgjigjet pa doreza

Magazina

"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Kalo në kategori