Pasagjerët që po udhëtonin me një autobus, mbetën të shokuar kur panë një burrë me një grua duke u grindur në prezencë të qindra njerëzve, madje në një moment shihet se si burri kapë për qafe gruan e pafuqishme.

Dyshja fillimisht kishin shkëmbyer goditje të lehta në luftën e tyre të parë, që ishte regjistruar me telefon mobil nga një pasagjerë në Newcastle, transmeton Telegrafi.


Rrahje 2

Në video mund të shihet se si gruaja fillon të fyej burrin, të cilin më pas e godet në fytyrë pa ndërprerë.

Por ngjarja nuk përfundon me kaq, pas edhe burri humb durimin dhe ia kthen me të njëjtën monedhë duke tentuar ta ngufas gruan, e cila përkundër sulmit tentonte të mbrohej duke e kapur për flokë burrin.

Rrahje 3

Njëri prej pasagjerëve mund të dëgjohet duke thënë “thirrni policinë!” /Telegrafi/