Site icon Telegrafi

Shikoni çfarë ndodh kur një bombë atomike shpërthen nën tokë (Foto/Video)

Kur një bombë atomike shpërthen mbi tokë, ajo prodhon një re tymi të dukshme nga një milje përreth saj, por edhe një krater relativisht të vogël në tokë.

Por kur shpërthimi bërthamor fillon nën sipërfaqe të tokës, krijohet një vrimë që gëlltit çdo gjë rreth saj, transmeton Telegrafi.

Një video e publikuar nga Centrali Bërthamor por që nuk dihet se ku është realizuar ky shpërthim, tregon momentin kur një bombë atomike shpërthen nën sipërfaqe të tokës, dhe efektet që krijohen pas shpërthimit të saj.

Por sipas disa medieve lokale amerikane, ky test është kryer diku në Nevada të Shteteve të Bashkuara, në një poligon testues afro 828 metra thellë në tokë. /Telegrafi/

Exit mobile version