Shijoni të gjithë golat e Ronaldinhos në Ligën e Kampionëve

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në Twitter ka publikuar një përmbledhje të golave të Ronaldinhos në Ligën e Kampionëve.
Legjenda braziliane gjatë karrierës së tij në Evropë ka luajtur për klube, si Paris Saint-Germain (2001–2003), Barcelona (2003–2008) dhe Milan (2008–2011).
Gjatë kësaj kohe, ai ka qenë pjesë e skuadrës së Blaugranëve që e fitoi trofeun e garës më të madhe evropiane në sezonin 2005/2006.
Njëherësh ka fituar edhe çmime të shumta individuale duke përfshirë Topin e Artë (2005) dhe çmimin e lojtarit të vitit sipas FIFA-s (2004, 2005).
Në vijim është një përmbledhje me golat e Ronaldinhos të shënuar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































